“Më jep fanellën tënde, të të jap nënën time”/ Tifozi i PSG-së vë në siklet Messin me ‘ofertën’ e tij!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lionel Messi ka adhurues pa fund në mbarë globin. Me atë që ka arritur në futboll, si një yll i madh, por tejet i përulur e njerëzor, argjentinasi ka bërë miliarda njerëz për vete. Thujase askush nuk e urren, edhe nga kundërshtarët, ndaj mbetet idhulli më i madh i atyre që e duan këtë sport magjik, që synojnë të bëhen dikushi në futboll.

Gjatë ndeshjeve, kundërshtarët “vihen në radhë” për të marrë dhuratë fanellën nga “Pleshti”, për ta pasur si një suvenir të çmuar. Mirëpo, kjo dëshirë nuk ekziston vetëm te kolegët e 34-vjeçarit, që kësaj vere la Barcelonën pas 20 vitesh karrierë atje dhe u transferua te PSG.

Mbrëmë, Messi spikati me dy gola të tij ndaj Leipzig, në Ligën e Kampionëve. Dy gola që përmbysën gjermanët dhe shtuan 3 pikë të çmuara në llogarinë e parizienëve në fazën e grupeve. Deri këtu, gjëra që mund të parashikoheshin.

Sidoqoftë, ajo që ndodhi në shkallët e “Parce des Princes”, fokusuar nga kamerat, ishte e paparë ndonjëherë. Një “ofertë” shokuese për gjashtë herë fituesin e “Topit të Artë”. Një tifoz i vogël I PSG, veshur me fanellën e skuadrës së zemrës, me mamanë në krah, ishte mes mbështetësve të shumtë në stadium.

Ai mbante në dorë një pankartë tejet të çuditshme, në të cilën i bënte “ofertën” e padëgjuar më parë yllit argjentinas: “Leo, më jep fanellën tënde, të të jap nënën time”. Fjalët janë të tepërta, këto fjalë mund të interpretohen në mënyra të ndryshme nga secili.

Ama, diçka duket e qartë mes tyre, “çmenduaria” e tifozit të vogël parizien për të marrë dhuratën e çmuar nga Lionel Messi. Me siguri, me këtë pankartë në duar, ai tërhoqi vëmendjen e mediave të mbarë botës.

Lexo edhe :  Mbape çon topin në shtëpi me firmat e shokëve, francezi ndez “turbon” në La Liga

Nuk ka dyshim se do t’ia ketë dalë ta përcjellë dëshirën e madhe edhe te ylli i madh argjentinas përmes mediave. Ish-kapiteni i Barcelonës do ta gjejë mënyrën për t’ia dhënë një fanellë fansit unik të PSG, pa kushte, sigurisht, por me mirënjohje e përulësi…

Të fundit

Trump godet ISIS, ushtria amerikane shënjestron grupin militant në Somali

Ushtria amerikane ka shënjestruar grupin militant ISIS në Somali, pas një urdhri të lëshuar nga presidenti Donald Trump. “Këtë mëngjes urdhërova sulme...

“Ishin të dehur”/ Detaje nga vrasja në Tiranë, merren në pyetje familjarë dhe të afërm

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak më parë në Tiranë, ku babai 74-vjeçar ka vrarë me...

Pse-të e betejës elektorale me SPAK dhe SHBA

Ylli Pata Nëse në panelet e televizioneve kryesore ka deklarata delirante të tipit që “non grata është hequr” apo “SPAK i janë ndalur fondet” në portalet...

Krim brenda familjes në Tiranë, babai vret djalin e tij (EMRAT)

Krim brenda familjes në Tiranë. Ngjarja ndodhi këtë të shtunë, rreth rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”. Mësohet se 74-vjeçari Hekuran...

Maqedoni e Veriut: Bojkotimi i blerjeve përgjysmon qarkullimin tregtar

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se, sipas të dhënave nga sistemi i regjistrimit të transaksioneve...

Lajme të tjera

Web TV