I dërguari i Trump/ Palmer: Rusia do përçarje, konflikte dhe kaos në Ballkan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, thekson se Rusia dëshiron që ky rajon të jetë “i përçarë, kundër vetes dhe me një element kaosi në të”.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në Sofje, Palmer u shpreh se SHBA-ja është e shqetësuar për qëllimet dhe aktivitetet e Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

“Nëse i identifikoj disa, do të veçoja përpjekjet e Rusisë për të zvogëluar mbështetjen për Marrëveshjen e Prespës midis Shkupit dhe Athinës. Ato janë shembull i aktivitetit malinj të shtetit rus”, tha Palmer. Sipas tij, rusët duan që Ballkani Perëndimor të jetë një zonë, ku ata “mund të çojnë poshtë-lart nivelin e tensioneve”.

Me Marrëveshjen e Prespës, Shkupi është dakorduar për ndryshimin emrit të shtetit – nga Maqedoni në Maqedoni të Veriut – gjë që i ka hapur rrugë përparimit të tij në rrugën e integrimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Megjithatë, vitin e kaluar, Këshilli Evropian ka dështuar t’i ndajë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë datën e negociatave për anëtarësim në BE.

Por, Palmer,  tha se shpreson shumë që për këtë çështje të vendoset në muajin mars dhe që përgjigjja të jetë “po”.

“Ne mendojmë se të dyja vendet kualifikohen me meritë. Mendojmë se është një sinjal i rëndësishëm që duhet t’i dërgohet rajonit. Mendojmë se është thelbësore që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të kenë rrugë të qartë evropiane dhe perspektivë evropiane”, tha Palmer.

Sipas tij, SHBA-ja ka një vizion për Ballkanin Perëndimor dhe se ai është një vizion pozitiv. “Një vizion për një rajon në paqe me veten, në paqe me fqinjët, i qëndrueshëm, i begattë dhe i integruar në familjen evropiane të kombeve. Ky nuk është vizioni i Rusisë”, tha Palmer.

Lexo edhe :  Berisha në hall, aleatët duan edhe listat e hapura

Rusia është fajësuar edhe për mbështetjen e një përpjekjeje për grusht shteti në Mal të Zi në vitin 2016. Rusia mbështet ushtarakisht Serbinë dhe ka lidhje të ngushta me presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar Departamenti amerikan i Mbrojtjes në një raport të parë nga Radio Evropa e Lirë në nëntor të vitit të kaluar.

Palmer  është emëruar i dërguar i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor në gusht të vitit të kaluar. Pak muaj më vonë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zgjodhi ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, të dërguar të administratës së tij në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Grenell ka realizuar disa vizita në Kosovë dhe Serbi, në përpjekje për t’i shtyrë palët drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Palmer, në një intervistë për një televizion të Serbisë në muajin dhjetor, tha se SHBA-ja dëshiron të shohë normalizim të plotë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, që do të nënkuptonte njohje të ndërsjellë. Prishtina dhe Beogradi “duhet të ulen në tryezë, të arrijnë marrëveshje dhe bashkë të përcaktojnë rrugën drejt së ardhmes evropiane”, tha në atë kohë Palmer.

Të fundit

Do të jetë në listë të hapur, Meta sqaron: Pa sakrifica ekstreme s’ka fitore madhështore

Një ditë pasi Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi kërkesën e tij për qenë në listë hapur, Ilir Meta...

Rutte takon Osmanin: Fleksibilitet dhe kompromise për përparim në dialog me Serbinë

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Mark Rutte, tha në Prishtinë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është e...

Shpërthen bombola e gazit, shkrumbohet banesa në Vlorë

Një banesë është përfshirë nga flakët pak momente më parë në lagjen "Pavarësia" të Vlorës. Shkak për zjarrin është bërë shpërthimi i një bombole gazi....

Ethet e listave në PD/ Harrohen primaret, në fund vendos Berisha

Ethet e listave kanë filluar në PD. Pasi përcolli aleatët, Berisha ka nisur të sajojë listat me kandidatët e primareve, dhe duhet të zgjedhë...

I mituri largohet nga ‘Shtëpia e Fëmijës’ në Shkodër, nisin kërkimet për gjetjen e tij

Një 16-vjeçar raportohet se është larguar një ditë më parë (10 mars) nga ‘Shtëpia e Fëmijës’ në Shkodër. Sipas njoftimit të policisë ka qenë përgjegjësja ajo që...

Lajme të tjera

Web TV