Nga 1 nëntori, personat mbi 60 vjeç do të aplikojnë vaksinën e tretë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ka ndryshuar asnjë prej masave shtërnguese ndërsa ka bërë apel për vaksinimin e studentëve dhe marrjen e dozës së tretë për personat mbi 60 vjeç, por pasi të kenë kaluar 6 muaj nga doza e dytë.

Edhe pse Shqipëria ka shtim të rasteve të reja me Covid 19 dhe rritje të numrit personave që kanë humbur jetën, Komiteti Teknik nuk ndryshoi asnjë prej masave shtërnguese. “Komiteti i Ekspertëve mendon se megjithë këtë përkeqësim të lehtë, niveli i masave shtrënguese mbetet njësoj, masat shtrënguese i përgjigjen indikatorëve, tërheqim vëmendjen për zbatimin me rigorozitet”, tha Rakacolli. Nga ana tjetër, Komiteti i Ekspertëve ka pranuar propozimet e Komitetit të Imunizimit, duke vendosur lejimin e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës për personat mbi 60-vjeç. Kjo dozë do të injektohet jo më herët se 6 muaj pas dozës së dytë dhe do të fillojë të aplikohet nga data 1 nëntor. Po ashtu Komiteti Teknik i Ekspertëve komunikoi dje vendimin për të lejuar edhe vaksinimin e fëmijëve mbi 16-vjeç, me konsensusin e prindërve dhe atyre 12-15 vjeç që vuajnë nga sëmundje me ulje të imunitetit. “Ne sugjerojmë që do vazhdojë të mbetet prioritet mbulimi i popullsisë me dozën e parë dhe të dytë të vaksinës. Po ashtu vendosim që personat që janë mbi 60-vjeç të bëjnë dozën e tretëm, jo më herët se 6 muaj kur kanë bërë dozën e dytë, duke filluar nga data 1 nëntor. Fëmijët mbi 16-vjeç do të ftohen për t’i vaksinuar me konsensusin e prindërit. Do ftojmë për vaksinim edhe fëmijët 12-15 vjeç që kanë sëmundje me ulje të imunitetit”, theksoi Rakacolli.

Vaksinimi

Drejtoresha e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino, teksa bëri një pasqyrë të situatës së vaksinimit në vend tha se deri më tani janë kryer 1.8 milionë vaksinime, nga të cilat 900 mijë vaksinime me doza të para. Ajo theksoi se ka një mbulim jo të kënaqshëm të vaksinimit te të rinjtë, duke i bërë atyre thirrje që të mos hezitojnë të vaksinohen. “Procesi i vaksinimit vazhdon. Në vend kanë ardhur 2.2 mln vaksina. Janë bërë 1.8 milionë vaksinime, nga të cilat 900 mijë vaksinime me doza të para. Kemi një rritje të përdorimit të vaksinës Pfizer, e cila po i afrohet përdorimit të Coronavac”, tha Bino. Ajo nënvizoi faktin e vaksinimit të studentëve, për shkak të mos infektimit në auditore. “Ne apelojmë studentët dhe të gjithë të rinjtë që të vaksinohen pasi është e sigurt për ta, krijon imunitet, deri në një masë parandalon edhe transmetueshmërinë. COVID-i dëmton, vaksina nuk dëmton. Bashkia e Gjirokastrës është me mbulimin më të mirë të vaksinës”, tha Bino.

Lexo edhe :  Atmosferë festive në maternitetin “Koço Gliozheni”, Koçiu: Vendi ku fillojnë mrekullitë

Shifrat

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve ka dhënë edhe shifrat në lidhje me ecurinë e pandemisë COVID në vend, ku bëri thirrje që studentët të vaksinohen. Fico tha se mbi 868 mijë qytetarë kanë marrë dy doza të vaksinës anti-COVID. “222 për 100 mijë banorë. Ka një rritje të rasteve aktive totale në këtë periudhë. Numri i bashkive të prekura është rritur. Raporti meshkuj- femra mbetet sërish 48% dhe 52%. Mesatarja 2 javore e rasteve të rënda të shtruara në spitale, është 20. Raporti i numri të fataliteteve është 1.6%. Vijon procesi i vaksinimit, me rritjen e numrit të vaksinave të aplikuara. Totali i vaksinimeve në vend është mbi 1 milionë e 860 mijë. Me një dozë janë vaksinuar 991 mijë dhe me dy doza 868 mijë. Vaksinimi me të gjitha grupet e përcaktuara, u bëjmë thirrje studentëve që të vaksinohen. Të mos harrojmë e rëndësishme është mbajtja dhe respektimi i masave. Problematikë është fakti që qytetarët nuk i drejtohen burimeve të informacionit”, tha Fico.

Masat për qytetarët shqiptare dhe ata që hynë në Shqipëri

Masat anti-COVID në fuqi:

– Ora policore nga 23:00-06:00.
– Qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:
1. Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
2. Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.
3. Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri.
Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.
– Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.
– Vazhdon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, në qendra tregtare, supermarket, dyqane, transport publik dhe në të gjitha ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.
– Nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 50 personave
– Vetëm 30% e kapaciteteve për spektatorë në aktivitete sportive e kulturore

Të fundit

Festat, Shqipëria tërheq të huajt: Shumë prenotime nga italianët dhe bullgarët

Këtë fundvit, Shqipëria është shndërruar në destinacionin e preferuar të italianëve dhe bullgarëve për të festuar Vitin e Ri. “Ka...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, rrugët kthehen në lumenj

Stuhia e fortë ‘Elena’ bëri kërdinë në rrjetin rrugor të Atikës në ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor. Reshjet e rrëmbyeshme në zonën më të gjerë...

Sa kilogramë shtojmë gjatë festave të fundvitit?

Periudha e festave është kritike për ata që i druhen mbipeshës. Gjasat që njeriu ta teprojë me ushqimin gjatë ditëve të festave janë shumë...

7 këshilla për të rritur motivimin në 2025-ën!

Në 2025-ën kujdesuni që planet tuaja të jenë të qëndrueshme. Më poshtë gjeni disa këshilla që do t'ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja! 1.Dëshira për...

Avokati paralajmëron padi të re ndaj Berishës: Falsifikoi datën e lindjes

Një tjetër kallëzim penal për ish-kryeministrin Sali Berisha pritet të përfundojë në SPAK. Është avokati Idajet Beqiri, i cili paralajmëron se do ka ‘kopsitur’...

Lajme të tjera

Web TV