Vodhën energjinë elektrike/ 11 të arrestuar, 26 të proceduar dhe 14 të tjerë shpallen në kërkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit në bashkëpunim me OSHEE kanë vijuar kontrollet për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike.

Sipas policisë gjatë kontrolleve të kryera janë evidentuar 51 raste të vjedhjes së energjisë elektrike. Uniformat blu bëjnë me dije se janë arrestuar 11 persona, janë proceduar penalisht 26  dhe janë  shpallur në kërkim 14 të tjerë.

NjoftimiEvidentohen 51 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, vihen në pranga 11 shtetas, procedohen penalisht 26 shtetas dhe shpallen në kërkim 14 të tjerë.

Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike, gjatë kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në, kanë evidentuar 51 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, në të gjithë vendin.

Në përfundim të veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë proceduar shtetasit që kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesa apo ambiente të tjera, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike, konkretisht:

DVP Tiranë/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatet në varësi të DVP Tiranë janë arrestuar në flagrancë shtetasit Sh. S. dhe A. O., H. B., A. B. dhe H. Zh., janë proceduar penalisht shtetasit L. Z. dhe P. D., si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit M. G., B. Ç., N. Ç., M. G., S. M., M. H. dhe B. D.

DVP Berat/Nga specialistët për Hetimin e Krimit u arrestuan në flagrancë shtetasit R. S., Y. A., B. Z. dhe R. B., si dhe u shpall në kërkim shtetasi G. B.

DVP Gjirokastër/Nga specialistët për Hetimin e Krimit u arrestua në flagrancë shtetasi A. Z., u proceduan penalisht shtetasit A. B., A. N., B. N. dhe H. N., si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. B.

DVP Durrës/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u proceduan penalisht shtetasit N. K. dhe Sh. G., ndërsa nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë u proceduan penalisht shtetasit L. Gj., Rr. A., B. M. dhe R. M., si dhe u shpall në kërkim shtetasi Y. B.

Lexo edhe :  Ishte duke notuar, humb jetën pushuesi në Divjakë

DVP Vlorë/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u procedua penalisht shtetasi M. I. dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. M. dhe A. K.

DVP Shkodër/Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Shkodër janë proceduar penalisht shtetasit: F. F., P. L., Rr. L., A. K., P. K., Ç. M. dhe M. D., ndërsa nga specialistët e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u procedua penalisht shtetasi P. Gj.

DVP Dibër/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u proceduan penalisht shtetasit L. B., H. B., Sh. I. dhe A. B., ndërsa nga specialistët e Komisariatit të Policisë Bulqizë u shpall në kërkim shtetasi B. Gj.

DVP Fier/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lushnjë u arrestua në flagrancë shtetasi N. G. dhe u shpall në kërkim shtetasi A. T.

DVP Lezhë/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin u procedua penalisht shtetasi L. M.

Strukturat e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.

Të fundit

Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës

Hakerët rusë morën përkohësisht kontrollin e një dige në Norvegji më herët këtë vit, tha të mërkurën shefja e...

Një muaj në koma dhe i intubuar, avokati Saimir Visha fiton betejën më të rëndë të jetës

Avokati i njohur, Saimir Visha ka arritur që të fitojë një nga betejat më të rënda të jetës së tij. Ai ka mundur që...

Rikthehen reshjet e shiut? Parashikimi i motit

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira mesatare hera –...

Katedralja e Këlnit dhe udhëtimit të saj shekullor që përfundon në vitin 1880

Katedralja e Këlnit (Kölner Dom) është një nga veprat më të mëdha dhe më të famshme të arkitekturës gotike në botë, dhe sigurisht monumenti...

Horoskopi ditor, 14 Gusht 2025

Dashi Yjet do iu nxitin ta joshni pa mase sot atë qe keni ne krah dhe jeta sentimentale do shkoje me se miri. Do iu...

Lajme të tjera

Web TV