Meta e Kryemadhi publikojnë videon nga dasma me këngë patriotike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta dhe bashkeshortja e tij Monika Kryemadhi kanë publikuar në “Facebook” një video të shkëputur nga një dasmë e një familje, në Nikaj-Mërtur.

Në ritmet e muzikës patriotike, Meta i uron qytetarëve një fundjavë të mbarë, ndërsa i uron çiftit Monda dhe Marku një jetë të lumtur.

“Ju uroj një fundjavë të mbarë me këtë atmosferë festive, sot nga një dasmë e jashtëzakonshme e një familje patriotike të Nikaj-Mërtur! Të trashëgohen Monda dhe Marku!  Të gëzohen dhe të shtohen shqiptarët kudo!”, shkruan Meta bashkangjitur videos së publikuar.

Të njëjtin urim ka postuar dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Ajo ka postuar një video në Instagram shkëputur nga Vallja e Tropojës gjatë dasmës në Nikaj-Mërtur.

Postimi i Monika Kryemadhit:

Monda dhe Marku sot kurorëzuan dashurinë e tyre me traditat e mrekullueshme shqiptare! Qofshin të lumtur përjetë!

 

Të fundit

Operacion antidrogë/ Arrestohen 13 persona që shpërndanin lëndë narkotike afër shkollave

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 13 persona, të cilët akuzohen se shpërndanin drogë në afërsi të shkollave. Në...

Turqia goditet nga vala e akullit, rekord i ulët prej minus 33.8 gradë Celsius

Pas rënies së vazhdueshme të borës në Turqi për ditë të tëra, e ndikuar nga një valë akulli nga Siberia, shumë vende shënuan temperatura...

Rama iu përgjigjet komentuesve: S’ka më pagë 250 mijë lekë të vjetra në Shqipëri

Rama u bën sërish thirrje emigrantëve që të kthehen për të punuar e investuar në Shqipëri. Kreu i qeverisë thotë se nuk ka më...

U qëllua nga partneri me armë, ndërron jetë pas 6 ditësh në spital nëna e tre fëmijëve

Pas 6 ditësh në spitalin rajonal të Shkodrës, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm Anila Ndoka Prendushi. Ajo u qëllua me pistoletë nga i dashuri...

FOTO: “Ajo po vdes” – Ndryshimi shokues i Ariana Grandes trondit fansat

Ariana Grande është rikthyer dhe njëherë në vëmendjen kryesore të mediave, pas filmit të saj më të fundit “Wicked”, që është gjithashtu dhe kandidat...

Lajme të tjera

Web TV