35 persona përfunduan në spital pas helmimit/ Policia e Krujës jep detaje: Njoftuam AKU-në, po presim analizat e DSHP-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Krujës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me helmimin e 35 qytetarëve në këtë qytet.

“Blutë” bëjnë me dije se është ngritur një grup hetimor për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkakut.

Po ashtu bëhet me dije se Policia ka njoftuar organet e shëndetit publik dhe të AKU-së, për të sqaruar këtë situatë. Priten analizat nga DSHP Krujë dhe Tiranë.

Njoftimi:

Policia e Krujës, pas marrjes së njoftimit mesditën e sotme, nga urgjenca e Spitalit të Krujës, se dy ditët e fundit kanë shkuar për ndihmë mjekësore, rreth 35 shtetas, të cilët dyshohet se janë helmuar, menjëherë ka ngritur grupin hetimor, i cili ka shkuar në spitalin e Krujës dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkakut.

Nga ana e Policisë janë njoftuar organet e shëndetit publik dhe të AKU-së, për të sqaruar këtë situatë. Priten analizat nga DSHP Krujë dhe Tiranë.

Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet procedurale, me qëllim zbardhjen e shkakut dhe sqarimin e rrethanave të këtyre rasteve.

Të fundit

“Pse u dhemb këtyre satira ime?” Rama nga Lezha: E fusin bufin në hije tani…

Kryesocialisti Edi Rama ka folur ditën e sotme nga Lezha, në kuadër të fushatës elektorale. Rama ka ironizuar opozitën...

Pjesëmarrje masive nga diaspora! Mbërrijnë 145 mijë vota për zgjedhjet e 11 majit

10 % e diasporës e regjistruar për të votuar nga jashtë (24 mijë votues) ende nuk i kanë marrë zarfet zgjedhore, ndërsa 20 mijë...

Prindërimi Danez: Një model ekuilibri dhe lumturie

Danimarka është konsideruar shpesh si një nga shtetet me nivelin më të lartë të lumturisë dhe kjo lumturi reflektohet edhe në praktikat edukative. Modeli...

Përfshihet nga flakët një pallat në Radhimë, evakuohen menjëherë banorët

Një zjarr ka përfshirë një pallat në zonën e Radhimës rreth orës 14:05 të pasdites së sotme. Shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë kanë ndërhyrë...

Asist dhe karton i kuq, Hysaj i bën të gjitha në ndeshjen kundër Empolit

Elseid Hysaj ishte një nga protagonistët absolut të fitores së Lazios kundër Empolit, në një duel të rëndësishëm për garën në Ligën e Kampionëve...

Lajme të tjera

Web TV