Bëri simbolin e shqiponjës me duar, Miss Serbia lë konkursin dhe i kërkon falje kombit të saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miss Intercontinental Serbia Valentina Petroviç ka reaguar pasi bëri me duar shqiponjë dykrenare teksa pozonte me Miss Shqipërinë, Miss Malin e Zi dhe Miss Kosovën. Ky veprim i saj shkaktoi jo pak zhurmë dhe Valentina përmes një postimi në rrjetet sociale është detyruar që të kërkojë falje dhe të lerë garën.

Ajo thotë se ai moment ka qenë një pakujdesi dhe “spontaniteti budalla”, teksa i kërkon falje kombit të saj, Kosovës, familjes dhe të gjithë atyre që janë bërë konfuzë për shkak të pamaturisë së saj dhe rënien në grackë të qëllimeve të këqija të dikujt tjetër.

“Dua të bëj një njoftim publik për foton që po qarkullon në rrjetet sociale! Në një eufori të vrullshme për festën më ftuan të bëja një foto, qëndrova pranë vajzave me shpejtësi të madhe dhe vajzat m’i vunë duart në eufori. Nuk kisha qëllime të këqija, ishte një moment pakujdesi dhe spontaniteti budalla.

Unë dua t’i kërkoj falje të gjithë kombit tim, popullit të Kosovës dhe Metohisë, shoqërisë sime, familjes sime që janë konfuzë për shkak të fotografisë së bërë dhe pamaturisë sime dhe rënies në grackën e qëllimeve të këqija të dikujt tjetër. Unë e dua dhe inkurajoj vendin tim dhe vlerat e tij. Shteti ynë është simboli i vetëm që mbaj në zemër. Unë thjesht nuk mendoja kur ndodhi ky akt.

Më vjen shumë, shumë keq, ndaj, përveç një ndjese të thellë, mora vendimin t’u kërkoja leje organizatorëve për t’u larguar nga konkursi dhe kështu të çlirohem nga presioni aktual që po mbaj. Më vjen shumë keq për këtë, por thjesht ndodhi në mënyrë të pamatur. Më duken të vështira të gjitha mesazhet dhe kritikat, por keni të drejtë. Më falni, shpresoj të më kuptoni”, tha Petroviç në reagimin e saj.

Të fundit

“Përgatitjet për takimin”, ekipi i Trump: Do të ketë telefonatë me Putin ditët e ardhshme

Bisedimet telefonike midis Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin pritet të ndodhin brenda...

VIDEO/ Në krye të detyrës! Elektricisti në Lezhë “sfidon” dëborën dhe erën e fortë

Personi që shihni në foto është A. Gjini, elektricist në Lezhë gjatë punës së tij për të rikthyer energjinë elektrike në zonën e Zejmenit. Në...

G Bani rrëfen si humbi shikimin nga njëri sy në moshën 11 vjeçare: Me kapsoll dinamiti…

Reperi G Bani ka rrëfyer se si në moshën 11 vjeçar ka humbur shikimin në njërin sy. Gjatë një bashkëbisedimi me Rozana Radin në ‘BBVA’,...

Ekonomia 2025/ Mes turizmit dhe thikës me dy presa të ndërtimit, shansi nga BE

Ekonomia ka shanse të përshpejtojë rritjen në 2025-n, e ndikuar nga turizmi dhe rimëkëmbja graduale e konsumit. Por varësia nga ndërtimi, rënia e industrisë...

“Shqipëria Bëhet”, Lapaj: Jemi në fund të rajonit, arsimi prioriteti ynë

Kreu i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka akuzuar klasën e vjetër politike se ka lënë Shqipërinë në vendin e fundit në rajon në...

Lajme të tjera

Web TV