Agim Kajmaku në arrati/Shtyhet gjyqi ndaj ish-kryebashkiakut, ja shkaku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seanca gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut është shtyrë për në datën 18 shkurt, ndërkohë që Kajmaku ndodhet në arrati.

Shkak i shtyrjes së gjyqit ndaj ish-kryebashkiakut është bërë mungesa e gjyqtares Vjollca Spahiu, për motive shëndetësore.

Në seancën e sotme, gjykata do duhet të vendoste nëse do ta kalonte çështjen për gjykim apo do ta kthente për hetime të mëtejshme.

Ndërkaq, Agim Kajmaku, i cili vijon të jetë në arrati u denoncua nga Partia Demokratike se kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit dënimin e tij në Greqi.

Pas hetimeve të bëra, prokuroria ngriti tre akuza për tre vepra penale’ falsifikim i vulave, stampave ose formularëve, falsifikim i dokumenteve dhe kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

Skeda e Agim KajmakutAgim Kajmaku, ish-kryetari i Bashkisë së Vorës, i cili tashmë ndodhet në arrati, ka qenë i arrestuar dhe në kërkim ndërkombëtar nga Greqia. Agim Kajmaku ka mbajtur më parë edhe një emër tjetër.

Ai quhej Jorgo Toto, gjë të cilën e ka deklaruar edhe në formularin e dekriminalizimit. Kajmaku kishte fshehur në formular arrestimin në shtetin grek dhe që kërkohej nga Interpoli deri në shtator të vitit 2019 për një vepër të rëndë penale.

Prokuroria Shqiptare vërtetoi arrestimin e tij në Greqi në vitin 2003 për “Vënie në qarkullim të monedhave të falsifikuara” në Artë. Duke krahasuar shenjat e gishtërinjve, rezultoi se Agim Kajmaku ishte i njëjti person me emrin Jorgo Toto.

Kajmaku ka pasur dijeni të plotë në lidhje me faktin që ka qenë në hetim penal në Greqi dhe se ndaj tij kishte një proces gjyqësor penal në zhvillim. Kajmaku ka dalë para gjykatës greke, ku i është bërë e ditur e gjithë procedura që do të ndiqej ndaj tij.

Lexo edhe :  Gledis Nano merr 100 mijë euro dëmshpërblim nga shteti!

Duke u ndodhur para këtyre fakteve, Agim Kajmaku që u zgjodh në krye të Bashkisë së Vorës, mori arratinë dhe deri më sot nuk është vënë para drejtësisë. Ndërsa çuditë në këtë vend vazhdojnë të ndodhin, teksa Agim Kajmaku alias Jorgo Toto ndodhet në arrati, gruaja e tij ka fituar një tender në Ministrinë e Brendshme.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV