Interpelanca në Kuvend, ndërhyn Rama: Boll me dokrra e të shara prej të dehuri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë në interpelancën e zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, të kërkuar nga deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferraj, lidhur me procesin e rindërtimit.

Kanë qenë akuzat e ngritura nga deputeti se mazhoranca po bën makutëri me rindërtimin, që kanë bërë që Rama të ndërhyjë, duke marrë fjalën e tij. Nga foltorja, Rama i kërkoi Xhaferrajt dhe gjithë demokratëve, që të kërkojnë larg nga çështja e tërmetit, pasi sipas tij, puna e bërë pas tërmetit do të mbetet në histori.

Mes të tjerash, Rama e ftoi deputetin Xhaferraj që të marrë pjesë deri më 26 nëntor, kur familjeve t’iu jepen shtëpitë e apartamentet në zonat e dëmtuara nga tërmeti.

Rama: Jam i detyruar të ndërhyj, sepse realisht dëgjova një uturi shpifjesh dhe akuzash, dhe bëtë edhe një gjest digjital këtu. Ju kujtoj se ka qenë pandemia dhe që kanë qenë muaj të tërë, në të cilët kantierët janë bllokuar dhe detyrimisht edhe afatet do të shtyheshin. Ajo që më shqetëson më shumë nuk është ky aspekt, por aspekti tjetër, mbi ç’bazë ju i ngrini këto akuza dhe flisni për babëzi e makutëri? Keni ndonjë shifër, ndonjë fakt? Shkollat kanë standarde, kritere, janë zhvilluar si proces ndërtimi me gara, garat kanë dosje, dhe mbi gjithë këto fakte mund të bëhen edhe hulumtime, investigime, e pastaj mund të nxirren konkluzione profesionale. Jo si mjek popullor apo si akrobat popullor cirku. Është shumë e shëmtuar që gjithë kjo përpjekje të përbaltet në këtë far feje pa asnjë lloj baze. Siç tha dhe Ahmetaj, shkollat janë aty, krah për krah me shkollat që keni ndërtuar ju dhe kontrasti është i njëjti, si kontrasti mes të sotmes dhe mesjetës, me thënë të drejtën. Natyrisht që në këtë aspekt nuk matemi me ju, se nuk mund të matet cilësia e diellit me errësirën, por pa diskutim që me shumë vëmendje do ta mirëprisnim çdo lloj fakti e argumenti, jo dokrra e të shara prej të dehuri në klub, por fakte dhe argumente. Zotrote thua se qenkan fshirë sheshet për të fshehur gjurmët. Cilat gjurmë?

 

 

Lexo edhe :  “Shqiptarët pyesin ‘Pse s’jemi si Italia e Gjermania’”-Rama:Kemi bërë kapërcim historik

Ndërhyn Xhaferri…

Rama: Mos më ndërprit, unë nuk emëroj drejtorë. Të gjitha godinat e prishura kanë historikun e tyre dhe historiku i tyre është vlerësuar nga organet e kompetente. Ndryshimi mes nesh dhe jush është se juve sytë ju janë imunizuar prej shumë vitesh nga plehrat, nga shëmtia, nga deformimi, se ndryshe nuk do të ishit krenarë pa kthim për gjithë masakrën urbane, që keni lejuar dhe keni promovuar si një mrekulli të tetë të botës në Shqipëri. Nuk do të ishit krenarë. Në kohën kur ju qeverisnit, duhej dalë me duar në hundë e në sy për të mos parë e për të mos marrë erë. Kjo është karakteristika e qeverisjes suaj historikisht. Dhe këtu nuk kemi çfarë diskutojmë, se kemi konflikt estetik, është e kotë të flasim. Për ju janë të tepërta, janë kot, këto për të cilat flasim ne, e për të cilat investohemi ne. Unë po ju them që numri i familjeve, që sot gëzojnë shtëpinë, është i madh dhe do të rritet në javët e fundit të këtij muaji. Ju ftoj personalisht juve z. Xhaferri, që të na bashkoheni në hapjen e dyerve të shtëpive e apartamenteve për mijëra familje, deri më 26 nëntor, që bëhen dy vjet nga tërmeti, dhe ku ju do shikoni me sytë tuaj se në Ishëm, psh, apo Thumanë, Fushë Krujë, Bubq, nëse s’përtoni mund të vini me ne dhe në Lezhë, Tiranën ja ku e kemi, ka shumë gjëra për të cilat mund të flisni e kritikoni, por për këtë çështjen e tërmetit mendoj se duhet t’i rrini larg shumë, se bëheni shumë qesharakë, kur flisni për një nga ndërmarrjet më të mëdha, që do të mbetet në histori.

Të fundit

Tregu i veshjeve tekstile në Dibër drejt mbylljes, tregtarët: Shkak largimi jashtë vendit

Kjo është pamja e çdo dite në tregun e veshjeve tekstile në qytetin e Peshkopisë. Rrugët e brendshme të...

VIDEO/ Jul Deda në mbështetje të Bleona Qeretit: I ka thënë të gjitha për Arjan Çanin!

Pas videos së publikuar një ditë më parë nga këngëtarja Bleona Qereti për gazetarin Arjan Çani, ka reaguar edhe aktori Jul Deda. Përmes një video...

Vrasja e Irakli Davellës në Athinë, policia greke arreston dy shqiptarë

2 shqiptarë janë arrestuar nga policia greke, për vrasjen e një 47-vjeçari, me origjinë shqiptare, dhjetorin e kaluar në Thrakomakedones. Në pritën që kishin...

AMP pezullon nga detyra tre punonjës të Policisë Kufitare në Pogradec, zbardhen akuzat

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë), ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të...

Miratohet shtyrja e afatit për aplikimin për statusin ‘investitor strategjik’

Ndryshimet e miratuara në ligjin për investimet, të propozuara nga deputetja socialiste Pranvera Resulaj, kanë si qëllim tërheqjen e investimeve strategjike dhe mbështetje për...

Lajme të tjera

Web TV