Rama i përgjigjet ashpër Bashës: Bëhu burrë, mos fol sikur je akoma në pelenat e mjekut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashpër i është kthyer kryeministri Edi Rama kryedemokratit Lulzim Basha, ndërsa i kërkoi që të flasë me argumente dhe jo akuza boshe. Rama i kërkoi të mos ‘bëjë të fortin’ në Kuvend duke i thënë edhe me ironi ‘a të keqen vëllai, të kam xhan’.

“Arsyeja pse ti nuk fiton, nuk janë as kriminelët, as bosat, por sepse me këtë mënyrë të foluri nuk të beson askush. Gënjen veten tënde, por ndrysho sa nuk është vonë. Unë jam këtu për të respektuar këtë institucion, këtë përgjegjësi që kemi marrë bashkarisht, për të të respektuar dhe ty bashkë me partinë tënde. Ti mund të jesh mister lindja sot, por lind më në fund dhe mos vazhdo të flasësh sikur je akoma në pelenat e mjekut, bëhu burrë e mos hajde këtu me shpikje, por me argumenta. Nuk e di ku i sheh ti ata që gdhihen në çadra se ti ngrihesh vonë dhe kur ngrihesh ti, ata janë në punë. Ata rrinë në çadra se ndryshe nga ty punojnë, e nxjerrin bukën me punë e tyre jo të tjerëve dhe ndryshe nga ty nuk i ka mbajtur njeri në krah për vite të tëra. Ti kur i qan hallet të tjerëve, e sidomos popullit, mban një erë hipokrizie. E ke një mundësi t’i shmangësh këto budallaqe, e fokusohu te faktet e argumentet. Aman na e kurse këtë të fortin, mos e përsërit më, a të keqen vëllai se të kam xhan”, tha Rama.

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV