Mblidhet Kryesia e PS, Gjiknuri: Jemi gati për të shkuar në zgjedhje vendore, presim presidentin për datën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama prej orës 08:00 mblodhi Kryesinë e PS në selinë rozë. Për Partinë Socialiste pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet vendore të vitit 2019, do të pritej një datë nga ana e Metës brenda 45 ditësh. Deklarata është bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj force politike.

“Ne jemi gati edhe për zgjedhje të pjesshme vendore. Pas zbardhjes së vendimit për Gjykatën Kushtetuese do të thotë se brenda 45 ditësh Presidenti do të duhet t’i dekretojë ato siç e ka Kushtetuta, ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në zgjedhje dhe ti fitojmë ato. PS është fokusi kryesor dhe partia është ajo që konkurron në zgjedhje, në çdo kohë që ato të jenë”, tha Gjiknuri.

I pyetur mbi kërkesën e demokratëve për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Gjiknuri tha se është thjesht çështje procedurash parlamentare dhe komisioni do të ngrihet.

“Komisioni i reformës zgjedhore është një komision bipartizan dhe ne pas marrjes së kërkesës nga PD do të vijojmë me procedurat parlamentare dhe do ta miratojmë. Nuk ka asnjë pengesë. Është shpejt për të folur për ndryshimet. Jam i bindur se PD ka propozimet e saj dhe ne kemi propozimet tona”, tha ai.

Komisioni i Venecias ka vulosur së fundmi debatin për zgjedhjet e organeve bashkiake, të mbajtura në Shqipëri më 30 Qershor 2019. Përmes opinionit që pritet të zbardhet i plotë, Venecia lë në fuqi zgjedhjet e mbajtura duke rrëzuar kështu pretendimet e Voltana Ademit në Gjykatë Kushtetuese për shpalljen e 30 qershorit si antikushtetues. Por edhe të presidentit Ilir Meta i cili shtyu njëanshmërisht zgjedhjet lokalë për në 13 tetor.

Lexo edhe :  “Koalicioni është një premtim i madh”, Berisha: Asnjë shqiptar nuk do ta njohë varfërinë

Pra në thelb, Venecia i përgjigjet si Gjykatës Kushtetuese që i ka kërkuar ndihmë, ashtu edhe Opozitës dhe Presidentit se nuk ka arsye për përsëritjen e zgjedhjeve në tërësi.

Të fundit

Bashkimi Evropian: Serbia me sjelljen e saj po shkel Marrëveshjen e Ohrit

Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë, se Serbia me sjelljen e saj në Këshillin e Evropës, është duke e shkelur...

Pas daljes nga shtëpia, Egli nuk ka mëshirë për Gjestin? Ish banorja i bën të papriturën

Duket se dalja e Eglit Tako nga Big Brother VIP Albania ka ndikuar jo vetëm tek ajo, por edhe tek Gjesti. Largimi i saj...

Komente negative tek videoja e babit/G Bani: Un s’pres t’më vdes baba të lë Big-un!

Sikurse e dimë, G Bani nuk është më pjesë e “BBVA”, pas komunikimit që iu bë nga Ledioni për gjendjen shëndetësore të të atit...

Programi për gruan, Berisha: Kredi, grante e pagesa shtetërore për fëmijët

Gruaja shqiptare ndodhet në vitet ndër më të vështirat e saj, këtë deklaroi Sali Berisha takimit me gratë dhe vajzat demokrate ku prezantoi programin...

Ushtria Europiane: Të gjitha skenaret e planit të ri gati 1 trilion euro

Nga Giuseppe Sarcina, Corriere Della Sera Paratë, të paktën në letër, janë. Rreth 800 miliardë euro për të nxitur 27 vendet e BE-së për të...

Lajme të tjera

Web TV