Letërsia, qyteti i Durrësit dhe autorët e rinj në një takim mbresëlënës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fatmir Minguli

Më14 Tetor 2021, në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës “Tetori i Librit”, Qendra Muzeore Durrës, organizoi në ambientet e Muzeut Arkeologjik, një takim me temë “Letërsia dhe Qyteti” Në këtë takim ishin të pranishëm mjaft pjesëmarrës dhe të pranishëm duke e shëndruar në një diskutim shumë aktiv dhe të rëndësishëm. Takimi trajtoi çështje të ndryshme që lidhen me letërsinë e shkruar nga krijues te ndryshëm për qytetin e Durrësit dhe mundësirat që u ofrohen krijuesve të rinj ku dhe të ftuar ishin dy shkrimtarët më të rinj të qytetit të Durrësit, Pol Milo dhe Rei Hodo të cilët folën për krijimtarinë në librat e tyre. Një falenderim të veçantë për pjesëmarrësit si Drejtuesi i Muzeut Z. Alban Ramohitaj, organizatorja Antigoni Suli, Antonin Gjeluci, stafi i bibliotekës së qytetit, Drejtuesja Mirela Ylli, Teuta Dhima dhe Enton Bido, Shoqata Durrësi Autokton dhe kryetari Abdullah Delliallisi, studiuesi Fatmir Minguli, shtëpia botuese 2M Aristark Osmani, arkeologu i qytetit Jani Koçillari dhe Anesti Koçillari, nxënësit e shkollave dhe të gjimnazeve të qytetit si dhe mjaft dashamirës të librit.

Evente të tjera do e pasojnë këtë takim, në ditët në vijim! Gjithashtu një falenderim i veçantë për operatorin e palodhur Griseld Hoxha për fotot e bukura dhe perspektivën e këndvështrim dhe profesional. E ku më mirë se në muzeun Arkeologjik të qytetit do të organizohej ky takim kaq shprehës e ka emocionant. Dy autorët e rinj që ishin dhe protagonistë të këtij takim sollën përmes rrëfimit të tyre idenë e bërjes së librave të tyre të parë. Vec stilit, formave dhe ideve që prcjellin te lexuesit, këta dy libra, janë dhe inspirimet nga qyteti i tyre i dashur, qyteti ku ata kanë lindur, Durrësi i mbitokës dhe i nëntokës. Jo më kot intuita e moderatores Antigoni Suli e kapi këtë aspekt dhe na dha këtë event nga më të rrallët e kohëve të fundit në jetën kulturale dhe artistike të Durrësit. Librat që u diskutuan në këtë takim ishin “Shtegtimi i dinosaurve fluturues” i Pol Milos dhe “intimitete poeike” i Rei Hodos. Nuk di nëse organizuesit e takimit kanë spikatur se përveç këta dy autorë shkruajnë në librat e tyre për Durrësin, si një linjë e përbashkët, ata kanë dhe linjën tjetër të përbashkët, atë të ideve ekzistencialiste, të ideve “po” dhe “jo”, “mirë” dhe “keq”. Më interesantja ishte dhe aprovimi i kërtyre ideve ekzistencialiste nga nxënëset e gjimnazit “Gjergj Kastrioti” disa prej të cilave jo vetëm që diskutan me nivel të çuditshëm johurishë por edhe kishin gati vëllime me poezi që prisnin dritën e botimit.

Le të kthehemi te librat dhe idetë që ato pështjellojnë në faqet e tyre.

“Shtegtimi i dinosaurve fluturues” është libri me tregime të shkurtra që të çon në një botë shqiptare që ne e njohim dhe nuk e njohim. Ai na fut në labirinthet psikoanalitike që ngjasojnë me tunelet e gërmuara në nëtokën e Durrësit nga arkeologë shqiptarë dhe të huaj. Pol Milo nëpërmjet tregimeve në këtë libër sjell një të kaluar qyteti dhe njëkohësisht aludon me të ardhmen teksa tregon difektet social ekonomike për shkak të politikave që kanë peshë negative të gravitetit në ekonominë shqiptare. Duke qenë një ekonomist në profesion ai di të peshojë ngjarjet, vlerën e dheut të nëntokës së Durrësit duke na folur për murin e Justinianit dhe të pusit të T opanasë, aty karshi pallatit të Drejtësisë. Një ironi e thellë, herë tinzare, herë therëse e herë mikluese, i jep tregimeve të shkurtra një botkuptim më vete, por që lexuesi e thith menjëherë idenë e shprehjes në një nga tregimet “ Jo more vëlla, nuk e ka fajin qeveria, e ka fajin gravitacioni universal që ka rritur peshën e mallrave…” apo shprehja “ Monument kulture, shkatërrohet nga shteti”. Të kuptohemi, këto tregime nuk kanë karakter propagandistik, por stili dhe performanca e figurave të shumta metaforike e cojnë këtë libër në nivele të larta. Ai, Pol Milo si dhe autori tjetër Rei Hodo, shkruajnë pa autocensurë, sepse ata i drejton dashuria për letërsinë e vërtetë, e duke kërkuar gjejnë “dimensionin e katërt”.

Lexo edhe :  QKLL dhe Instituti Italian i Kulturës me projekte të përbashkëta për 2025-ën

Të dy autorët që atë ditë promovuan librat e tyre promovuan dhe stilin e tyre, stili që ndëron piramidën e paqëndrueshmërisë së botës së sotme jo vetëm shqiptare. AT të dy sikur i paraprinë pandemisë botërore të Covid-19 dhje krizave ekonomike hipotetike apo që janë në rrugë e sipër.

Dhe përsëri kryemetafora e Polit, ajo e dinosaurve e con atë të shprehet: “Dinosaurët besonin te fati dhe te drejtësia” dhe lexuesi përkthen:” Kur u zgjuan dinosaurët, drejtësia nuk ishte më aty”.

Ndërsa Rei Hodo, me librin e tij me poezi “Intimitete poetike” metaforat i ka me konceptualitetin e lirisë duke e pasur si laitmotive në të gjitha poezitë e tij. Ai shkruan: “I kam borxh vetëm lirisë që më dha liri”. Kësisoj poezitë e Reit tregojnë për një botë të madhe shpirtërore, për një vullnet të hekurt dhe një fantazi poetike ku simbolet, stilet, format e poezive dhe shpirti poetik janë një amalgamë solide. Poezitë e tij që kanë larmi formash tregojnë për dituri të thella në letërsi si dhe respekt për poetë të mëdhej, të cilëve ai u kushton poezi. Lasgushi, Migjeni, Petrit Ruka, Alen Boskë, dritëro Agolli, Moikom Zeqo, Piccolomini- Bernini bëjnë pjesë në librin e Reit dhe vetëvetiu të bëhet qejfi që ky poet i ri admiron poetët e sipërmendur. Jo pa shkak në librin e Reit kemi tre forma të ndryshme të poezive: Variacione me varg të lirë, të bardhë, variacione me gegnishten migjeniane, variacione me lirikë të mirfilltë. Rei, me shpirt që ndodhet në vorbulla shqetësimi i drejtohet herë rreptësisë së Migjenit, herë ëmbëlsisë së purpurtë të Lasgushit e në fund ndalon për të marrë frymë te realiteti drithërues i Petrit Rukës. Ai i këndon qytetit të Durrësit, pafundësisë metaforike të rrugëve të vjetra e të reja të këtij qyteti. Dhe ai patjetër që i këndon dashurisë, ashtu siç i këndon lirisë. Poezitë e tij për dashurinë janë të urbanizuara metaforikisht e dielli poetik i qytetit të Durrësit bashkë me flladin adriarikas sponsorizojnë Rei Hodon. Edhe pse janë dy autorë të ndryshëm jo vetëm në zhanre ata kanë të përbashkët konceptin babal të ekzistencializmit. Shumë herë ata rrëshqasin në tëposhtën e kësaj teorie e papritmas ngrihen për të rënë prap e ë prap të ngrihen. Duhet t’i lexosh të dy librat tyre e këtë rënie- ngritje do ta kuptosh e do t’i japësh të drejtë. Vetë Pol Milo personazhet i ka jo të qëndrueshëm, tek ta spikatin filizat e metamorfozës. Dhe menjëherë dallohen këto tre ide që themelojnë artin e librit “Shtegtimi i dinosaurve fluturues”: ideja e pranimit të dimensioneve të rej, ideja e rrezikimit të së drjetës. Ideja e ndalimit të fluturimit metaforik vertikalisht lart.

Në këtë event morën pjesë drejtues të shtëpisë botuese durrsake “2M”, të shoqatës “Durrësi autokton”, të bibliotekës publike të qytetit si dhe moderatori mediatik Griseld Hoxha i cili është fitues në konkursin e “Tirana foto festival” mes 700 fotogravë të vendit. Fotoja e tij quhet “My city Durrës”. Gjithçka në këtë event ishte durrsake dhe letërsia ishte durrsake. Ideja e organizuesve të muzeut arkeologjik për të realizuar temën “ Letërsia dhe qyteti” ishte më shumë se sa një ide.

Të fundit

Për të hequr qafe erën e keqe të gojës, zbatoni këto truke të thjeshta

Fryma e freskët nuk është vetëm çështje estetike, por edhe shëndeti. Kujdesi i rregullt dentar, lënia e duhanit, qëndrimi...

Sot merret vendimi nëse çështja kalon për gjykim, Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO

Deputeti Asllan Dogjani është paraqitur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, ku do të merret vendimi nëse çështja e tij do të...

Osmani: Kosova do të vazhdojë partneritetin me administratën e re amerikane

Presidentja Vjosa Osmani gjatë një takimi me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati konfirmoi angazhimin dhe gatishmërinë e Kosovës...

Çfarë është La Niña? A do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme

La Niña është ‘homologu’ i El Niño që shkaktoi thatësirë dhe nxehtësi vdekjeprurëse në vitin 2024. La Niña ‘e shumëpritur’ më në fund ka...

Me apo pa lëkurë? Si duhet të konsumohet molla

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja: A duhen qëruar mollët? Përgjigjja...

Lajme të tjera

Web TV