Horror në Kamëz/ Babai mund të ketë kryer akte seksuale me vajzën 6-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje u paralajmërua disa orë më parë, ku policia njoftoi arrestimin në Kamëz të një shtetasi 27-vjeçar, pasi kishte dhunuar fëmijën e tij të mitur.

Por më pas kanë dalë detaje të reja kanë dalë në dritë nga dhunimi që babai i ka bërë një të miture në zonën e Kamzës në Tiranë. Burime bëjnë me dije se përveç dhunës fizike ka dyshime nga policia se 27-vjeçari R.K të ketë abuzuar edhe seksualisht me vajzën e tij të mitur.

Mësohet se vajza ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërsa policia ka vënë në pranga dhunuesin. Denoncimi i tij është bërë në polici nga bashkëshortja. Pritet që fëmija ti nënshtrohet kontrolleve mjekoligjore për të zbuluar abuzimin që është bërë ndaj saj.

Kjo është një nga ngjarjet më tronditëse që ka ndodhur në vend, ndërkohë që nuk dihet nëse personi i arrestuar ka ushtruar herë të tjera dhunë në familje.

Njoftimi i policisë:

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. K, 27 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij së mitur, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore”.

Të fundit

Paralajmërimi i avokatit: Ja kur lirohet Ilir Meta nga qelia

Avokati Edmond Petraj thotë se nëse Ilir Meta fiton mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, avokatët...

FOTO/ Publikohen momentet e fundit të Eglit brenda ‘BBVA’, pranë i qëndron Gjesti

Egli Tako ka përfunduar rrugëtimin e saj në ‘Big Brother VIP Albania’ për shkak të gjendjes shëndetësore. Pak minuta me parë faqja zyrtare e ‘Big...

Ditët me diell marrin fund! Meteorologia: Ja kur nisin reshjet e shiut…

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim. Porja...

Do të lundrojnë në para/ Shenjat e horoskopit të favorizuara financiarisht në muajin mars

Financat janë një çështje e madhe për të gjithë tani, por tre shenjat e horoskopit që tërheqin bollëkun financiar gjatë marsit 2025 mund të...

Para ose pas zgjedhjeve, në fund prapë do shkojmë për Pazar!

Nga Ben Andoni Nuk ka vit më strapacues për shqiptarët e zakonshëm sesa kur mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ashtu si njësoj pothuaj ngjet edhe me...

Lajme të tjera

Web TV