Epidemiologu Alimehmeti jep lajmin e mirë: Do të kemi një dimër të butë, s’do të kemi nevojë për shtrëngim masash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur ditën e sotme për ecurinë epidemiologjike në Shqipëri, për të cilën është shprehur se është më e mirë se ajo e një viti më parë.

Ai tha se pritet që ky dimër të jetë më i butë përsa i përket shifrave të infektimeve, teksa shtoi se kjo do të sjellë edhe që të mos ketë nevojë për shtrëngim masash.

Pjesë nga biseda në studio:

Alimehmeti: Aktualisht ka një frenim të rasteve të reja. Shpresojmë që rastet e reja të bien. Por shohim që rastet e rënda janë tek njerëzit e pa imunizuar.

Çfarë fuqie ka delta plus?

Alimehmeti: Deri tani ka 45 variante të njohura të Deltas. Delta plus nuk ka një transmetueshmëri shumë të lartë, për momentin është variant në monitorim. Pati vatra por që u fikën.

A e kemi menaxhuar mirë situatën?

Alimehmeti: Termi imunizim është shkencor, nuk është diskutim social, por mjekësor. Kjo do të thotë se vaksinuar plus kaluar në mënyrë natyrore. Studimi i Akademisë së Shkencave, doli 73.3% imuniteti, patjetër që kjo është në rritje. Por në nivel shteti, kjo shifër është më poshtë. Por ndërkohë janë shtuar vaksinimet. Do të thoja fare mirë që në Shqipëri si mesatare, 38% e popullatës e kanë kaluar në mënyrë natyrore dhe plus kemi të vaksinuar. Ne qëndrojmë diku te 70% e imunizimit, që është shifër e lartë, por jo e mjaftueshme. Pa i dhënë notë situatës së menaxhimit, por them se nga ky moment nuk duhet të ketë diskutime mbylljeje, nëse qëndrojmë në këto ritme që jemi.

Çfarë dimri na pret?

Alimehmeti: Ta shohim se si do të na vijë, letrat i kemi më të mira dhe çfarëdo vale na vjen nuk do të jemi si vitin e kaluar.

Të fundit

Altin Dumani ul në detyrë ish-shefin e tij, Arben Kraja. Zbulohet arsyeja

Një lëvizje e papritur ka ndodhur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas asaj që...

Vlorë, rikthehet uji i pijshëm në lagjet e qytetit bregdetar

Problematika e mosfurnizimit të rregullt me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës mesa duket është zgjidhur. Drejtuesi i ujësjellës kanalizime në Vlorë, Ermal Murati...

“E kishim lëvizur uraniumin e pasuruar”, Irani reagon pas sulmit amerikan

Zyrtarë të lartë iranianë kanë deklaruar se pjesa më e madhe e uraniumit shumë të pasuruar është larguar nga baza bërthamore në Fordow përpara...

Dua Lipa – ikona e pop-it dance mban energjinë më të nxehtë se ferri

Michael Cragg Nga Stadiumi Wembley, Londër Quajeni delirium nga temperatura, por kur Dua Lipa nis koncertin e saj të parë si kryeartiste në stadium, turma është...

Vila e ish-lojtarit të Interit vihet nën shënjestrën e grabitësve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës në Cantù, ku një bandë kriminale tentoi të grabiste vilën...

Lajme të tjera

Web TV