1 nëntor 1952/ Bomba me hidrogjen, amerikanët testojnë të parët armën shkatëruese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 1 nëntor të vitit 1952, Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, testojnë me sukses provën e parë bërthamore të Bombës me Hidrogjen të quajtur Ivy Mike.

Me një fuqi goditëse prej 10.4 megatonësh, kërpudha e zjarrit që u formua do të shihej në atollin e ishujve Enewetak në Oqeanin Paqësor, me sy të lirë në një diametër prej 160 km nga vëndi i shpërthimit. Kjo do të ishte dhe një nga provat bërthamore më të fuqishme të SHBA-së, gjatë Luftës së Ftohtë.

Bomba me hidrogjen ose Bomba-H është arma më shkatërruese bërthamore e krijuar ndonjëherë nga njeriu. Në aspektin ushtarak, konsiderohet një evolucion i bombës atomike “të thjeshtë” dhe funksionon me një reaksion të fuzionit termobërthamor, jo shumë ndryshe nga ajo që ndodh brenda Diellit.

Kjo armë është shumë më e fuqishme se bombat atomike që goditën Hiroshimën dhe Nagasakin.

Një bombë “tradicionale” atomike është e bazuar në procesin e ndarjes në zinxhir të bërthamës atomike të një materiali të zbërthyeshëm (si urani 235 apo plutoni 239), e cila ndodh në mënyrë të pakontrolluar dhe lëshon një sasi të madhe energjie.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV