Silva Bino: Sot nis vaksinimi i fëmijëve 12-15 vjeç me sëmundje shoqëruese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspertja e ISHP-së, Silva Bino, njëkohësisht anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve deklaroi se sot ka nisur vaksinimi i fëmijëve të grupmoshave 12-15 vjeç që vuajnë nga sëmundjet kronike.

Në një deklaratë për mediat, Bino tha se e njëjta gjë do të zbatohet edhe për grupmoshën 16-17 vjeç. Po ashtu ajo pohoi se do të nisë edhe aplikimi i dozës së tretë të vaksinës.

“Vaksinimi i fëmijëve 12 deri në 15 vjeç do të ndodhë për fëmijët që kanë sëmundje shoqëruese si psh, astma, sëmundje kronike të zemrës, kancer, etj. Këta janë fëmijët që do vaksinohen të parët. Po ashtu për grupmoshën 16 deri në 17 vjeç së pari do të vaksinohen ata të cilët kanë sëmundje bashkëshoqëruese.

E vetmja vaksinë e aprovuar për fëmijët është Pfizer. Komiteti nuk e pa të arsyeshme vaksinën “Coronavac”. Natyrisht aplikimi i vaksinës do të kryehet sipas udhëzimeve. Do të merren dy doza dhe më pas edhe doza e tretë. Kjo vaksinë do të kryhet me miratimin e prindërve.

Në formular është shtuar edhe vendi për firmën e prindërve. Tek fëmijët vaksinimi anti-covid me vaksinat e tjera mund të kryhet njëkohësisht pa një afat kohor të caktuar. Për vetë faktin se vaksinat anti-covid nuk janë vaksina me virus të gjallë. Janë të përgatitura ndryshe. Kemi shifra sesa fëmijë do të marrin vaksinën në radhë të parë. Nuk është një numër i madh, pasi të mbarojmë me këtë kategori të fëmijëve, do të vaksinojmë edhe fëmijët e shëndetshëm.

Sa i përket dozës së tretë do të ketë një kalendar vaksinimesh, pasi kjo është një sëmundje e re që ende po monitorohet. Për fruthin dhe tetanozin vaksinohemi disa herë pasi zbehet imuniteti. Për covidin kemi studime që tregojnë se pas 6 muajsh zbehet imuniteti kështu që duhet të bëhet edhe një dozë tjetër. Për personat mbi 60 vjeç që kanë frenim të imunitetit do të jepet një dozë e tretë pas 4 apo 6 javëve”, tha Bino.

Lexo edhe :  Media irlandeze/ Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2025

 

Të fundit

Milani zhgënjen sërish në Serie A, kuqezinjtë ndalen në barazim ndaj Cagliarit

Milani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 përballë Cagliarit në javën e 20-të të Seria A. Një rezultat...

Stuhi dimërore në jug e lindje të SHBA, ndërpriten fluturimet në disa aeroporte

Mes një numri të madh fluturimesh të anuluara, zyrtarët në disa shtete jugore paralajmëruan të shtunën qytetarët të mos udhëtojnë për shkak të rrezikshmërisë...

I zuri vendin Luizit, brenda 24 orëve kaq ndjekës në lnstagram ka arritur të marrë Gjesti

24 orë nga futja në Big Brother VIP Albania, Gjesti ka arritur një shifër rekord ndjekësish në Instagram. Me më shumë se 300,000 ndjekës, ai...

Donald Trump emëron Elise Stefanik si ambasadore të tij në Kombet e Bashkuara

Presidenti i zgjedhur Donald Trump emëroi ligjvënësen e Nju Jorkut, Elise Stefanik për të shërbyer si ambasadore e tij në Kombet e Bashkuara. Korrespondentja e...

Fundjavë dimri! Ministria e Mbrojtjes apelon: Priten shtrëngata shiu e reshje bore

Në akset rrugore Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth, reshjet e borës vazhdojnë me intensitet të ulët. Rrugët janë pastruar dhe kriposur. Qarkullimi i...

Lajme të tjera

Web TV