Parlamenti nis procedurat për zgjatjen e mandatit të institucioneve të Vettingut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri, parlamenti i hapi sot rrugë nisjes së procedurave për ndryshimet kushtetuese që synojnë zgjatjen e mandatit të dy institucioneve të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Propozimi për këto ndryshime është bërë nga shumica e majtë, duke qenë se në qershor të vitit të ardhshëm, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve publik u përfundon mandati 5 vjeçar. Sipas socialistëve ky mandat është i nevojshëm të zgjatet deri në dhjetor të vitit 2024, kohë brenda së cilës, sipas tyre procesi do të duhet të përfundojë.

Përfaqësuesit e opozitës, u larguan nga mbledhja e përbashkët e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve ku u diskutua nisma e socialistëve, pasi nuk u mor parasysh kërkesa e tyre që kjo çështje të diskutohej pas dy ditësh se bashku me kërkesën e paraqitur nga ata, për disa ndryshime të tjera në kushtetutë që do të mundësonin vettingun në politikë.

Në favor të shtyrjes së mandatit të institucioneve të rivlerësimit është shprehur publikisht si ambasadorja amerikane ashtu dhe ai i Delegacionit të Bashkimit europian e po ashtu dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ekspertët e të cilit mbikëqyrin nga afër të gjithë procesin.

 

 

Ndryshimet në kushtetutë kërkojnë një shumicë prej dy të tretash të parlamentit e për pasojë një votë konsensuale mes palëve. Nëse opozita nuk do t’i bashkohej nismës së shumicës atëherë procesi i rivlerësimit, do të duhet të kryhet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për gjykatësit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për prokurorët.

Sipas vlerësimeve, deri në fund të mandatit në fuqi, institucionet e Vettingut do të mund të përfundonin procesin vetëm për dy të tretat e mbi 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve./VOA/

Të fundit

Diaspora shpreh shqetësim për skadimin e dokumenteve, thirrje për ndërhyrjen e qeverisë

10 ditë përpara se zyrtarisht të hapet regjistrimi që emigrantët të votojnë nga jashtë vendit, shoqatat e diasporës ngrenë...

Berisha sulmon Ramën: TikTok-u do të jetë ‘Kurban’ i vitit 2025

Lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha ka potsura nje video mesazh të shkurtrë ne rrjetin social TikTok ku akuzon kreun e qeverise se po...

Elon Musk trazon rrjetin/ Ndryshon emrin e tij në X si ‘Kekius Maximus’

Manjati i teknologjisë dhe i besuari i ngushtë i Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, nuk dha asnjë shpjegim të menjëhershëm për emrin...

Makina merr para turmën në New Orleans, 10 të vdekur dhjetra tëplagosur

Një incident me viktima masive ka ndodhur në lagjen franceze të New Orleans. Dhjetë persona u vranë dhe 30 u plagosën pasi një automjet...

Si të arrini planet në Vitin e Ri

Kishim shumë ide të mira për vitin 2024: Do të ulim peshën, do të pimë më pak alkool, do të meditojmë më shumë, e...

Lajme të tjera

Web TV