Christian Eriksen dhe drama që përjetoi në “Euro2020” bënë xhiron e botës, imazhe që vështirë se do të harrohen nga tifozët. Fantazisti danez ka lënë pas atë histori trishtuese, tani është koha për të parë nga e ardhmja dhe të rikthehet të bëjë atë që dëshiron më shumë, të luajë futboll.
Zyrtarisht Eriksen është ende nën kontratë me Inter, por danezi e ka të pamundur të luajë në Serie A për shkak të ligjeve në Itali.