Arrestohet 25-vjeçari në Portin e Durrësit, tentoi të kalonte kufirin me dy afganë me dokumente të falsifikuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 25-vjeçar, banues në Suedi, ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Portin e Durrësit, pasi tentoi të ndihmojë 2 afganë të dalin nga vendi ynë, me dokumente false.

I riu me inicialet R. A., akuzohet për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Ndërkohë kanë nisur hetimet edhe për 2 shtetasit afganë, A. B. dhe B. B., të akuzuar për veprën penale “falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

“Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasin R. A., 25 vjeç, banues në Suedi, pasi në PKK Port Durrës, ka tentuar të ndihmojë që të kalojnë kufirin në mënyrë të kundërligjshme, me dokumente të dyshuara të falsifikuara, shtetasit A. B. dhe B. B., banues në Kabul, të cilët u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave'”, njofton policia.

Të fundit

Parashikimi i motit 8 Qershor 2025, temperatura deri në 38°C

Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri vonë pasdite,...

Finalistët e çmimit të fotografisë Olive Cotton 2025

Çmimet Olive Cotton shënuan 20-vjetorin e tyre me stil, me një numër rekord aplikimesh dhe një çmim të madh prej 20,000 dollarësh. Galeria Rajonale...

Dy burra dhe një spektakël

Enver Robelli 288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta bërë sërish president. Më 3 nëntor 2024 Musk kishte arsye...

Barazim me “peng” për Shqipërinë/ Mbyllet pa gola sfida me Serbinë në “Air Albania”

Shqipëria barazon pa gola ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë treguan dëshirë të madhe që në fillim,...

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet shëndetësore dhe bujqësore në...

Lajme të tjera

Web TV