Një mësuese në Larisa të Greqisë ka përjetuar natën më të keqe të jetës së saj, ndërsa kishte dalë për darkë me kolegët dhe drejtorin e shkollës ku ajo punonte.
Ajo akuzon eprorin se e përdhunoi në makinën e tij, ndërsa po kthehej në shtëpi.
“Në fillim u përpoqa ta kapërceja e vetme. Mendova se do të më zinte gjumi dhe shpresoja që të nesërmen do të zgjohesha, se gjithçka do të ishte harruar, si një makth. Por as atë natë apo të nesërmen nuk mund të flija. Për fat të mirë, familja ime më mbështeti dhe bashkëshorti më bindi të vizitoja një psikiatër për mbështetje psikologjike.
Që kur shkova te mjeku, ai më ndaloi të kthehesha në punë, sepse kjo do të shtonte problemet dhe plagët që më la ngjarja. Përderisa transferimi im është organizuar në konsultim me shefin kompetent të kabinetit, nuk është miratuar nga autori dhe nuk është miratuar as sot”, tha mësuesja për mediat greke.
Në aktakuzën e ngritur nga ajo, mësuesja përshkruan detaje rrëqethëse nga ajo që ka përjetuar që nga momenti kur hipi në makinën e shefit të saj dhe është përballuar me aktin e rëndë.
44-vjeçarja ka thënë se në fillim autori e ka goditur dhe shtyrë, e më pas ka filluar ta zhveshë forcërisht duke e përdhunuar.