VIDEO/ “Situatë anormale”, FSHF zhvillon mbledhje për gabimet e arbitrave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbolli shqiptar e sidomos arbitrimi kohët e fundit janë përfshirë në nj kaos dhe janë komentuar shumë negativisht.

Gabimet e gjyqtarëve, të cilët kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në rezultatet e ndeshjeve e më pas edhe në renditjet e kategorive janë bërë shumë të shpeshta.

Për këtë arsye ditën e sotme, Federata Shqiptare e Futbollit ka zhvilluar një mbledhje me arbitrat në mjediset e stadiumit “Air Albania”, ku është analizuar edhe situata.

Në këtë mbledhje janë diskutuar probleme e javë ve të fundit si dhe  nuk kanë munguar kritikat nga shefi i Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci, i cili e ka cilësuar si anormale situatën.

“Jemi mbledhur këtu me arbitrat e Kategorisë Superiore dhe të Parë, për seminarin periodik. Ne mblidhemi çdo muaj me arbitrat,  por ky seminar përkon me një situatë jo të zakonshme në lidhje me performancën, pasi në katër javët e para të gjysmës së dytë të sezonit gjyqtarët kanë gabuar në disa ndeshje dhe ne jemi këtu për të dhënë argumentet e gabimeve dhe për të gjetur rrugën dalëse nga dalë nga kjo situatë jonormale. Jemi mbledhur për pjesë teorike dhe praktike për të parë argumente e gabimet dhe për të dëgjuar arbitrat se përse kanë gabuar në momente të ndryshme.

Pastaj është pjesa jonë, ne do të tregojmë rrugën e daljes nga kjo situatë dhe t’i japim arbitrave instrumentet e duhura për të dalë nga kjo situatë, që nga ndeshjet e nesërme në Kupën e Shqipërisë, për të pasur një  rikthim në performancat normale. ”,-tha Jareci./Fjala.al/

Të fundit

Bamir Topi: Përplasja ime me Berishën nis pas Gërdecit dhe kulmon në 21 Janar!

Ish-presidenti Bamir Topi, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV iu rikthye përpasjeve të ashpra madje edhe publike me...

Shpërbërja e Inkuizicionit Spanjoll më 1834, fundi i një epoke terrori fetar

Më 15 korrik 1834, Inkuizicioni Spanjoll, një nga institucionet më famëkeqe të historisë europiane, u shpërbë zyrtarisht, duke i dhënë fund një periudhe prej...

Horoskopi ditor, 15 Korrik 2025

Dashi Marrëdhënia me atë qe keni ne krah do jete shume e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Nuk do jeni shume ne humor dhe here pas...

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval tre mujor, një herë në...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Lajme të tjera

Web TV