Veliaj takon kongresmenët amerikanë: I lumtur që u erdhëm në ndihmë miqve tanë afganë që në ditët e para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj zhvilloi një takim të veçantë me anëtarët e delegacionit të lartë të Kongresit amerikan.

Përmes një postimi në twitter, Veliaj shkruan se është i lumtur që administrata e qytetit ishte në ndihmë të miqve afganë që në ditët e para të mbërritjes së tyre në Tiranë.

“Kënaqësi të takoja përfaqësuesit e delegacionit të Kongresit Amerikan, Elissa Slotkin, David Valadao dhe Jake LaTurner, që vizituan dje Bashkinë e Tiranës. I lumtur që administrata e qytetit tonë u erdhi në ndihmë miqve tanë afganë, që në ditët e para të mbërritjes së tyre në Tiranë. Është më e pakta që mund bënim, dikur ne ishim si ata”, shkruan Veliaj.

Delegacioni i lartë shoqërohej në këtë takim nga zv. Ambasadori amerikan, Demian Smith.

 

 

Të fundit

Nga Los Anxhelosi në Paris, e djathta populiste urren qytetet

Dikur bastion konservator, Los Anxhelosi tani është nën pushtim ushtarak. Qytetet liberale janë kthyer në objektiva për politikanët që...

Shqipëria në “rrethin e kuq” të Iranit, vjen një tjetër paralajmërim kundër nesh

Grupi i hakerave iranianë të “Homeland Justice” është rikthyer sërish në vendin tonë. Faqja e parë e cila ra “pre” e tyre, ka qenë...

Në PD pendohen për rinumërimin: KAS, institucion i panevojshëm

Në katër vendime të njëpasnjëshme dhe pa humbur kohë, Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesat e Partinë Demokratike për pavlefshmëri zgjedhore, duke i hapur rrugë certifikimit...

Marc Marquez bën ligjin në Mugello, triumfon edhe në garën sprint

Në pistën italiane të Mugello u zhvillua sot gara sprint e radhës e botërorit të MotoGP. Një garë, që ashtu si të tjerat, u...

Carlo Bollino: Besueshmëria e Berishës u zgërlaq nën “trenin bullgar”

Editorial nga Carlo Bollino / Duhej të ndodhte herët a vonë dhe tani më në fund ndodhi. Pas 33 vitesh gënjeshtra të pandërprera, dhe...

Lajme të tjera

Web TV