Rama tregon prioritetet e këtij mandati: Lufta kundër krimit, siguria rrugore, krimet mjedisore dhe standardet e shërbimit ndaj qytetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lufta kundër krimit do të jetë ‘prioritet’ mbi prioritete në këtë mandat të tretë qeverisës të PS-së. Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama, i cili kërkoi që vëmendje e shtuar në këtë aspekt t’i kushtohet edhe krimit financiar e ekonomik. Si prioritet të dytë Rama renditi sigurinë në qarkullimin rrugor dhe krimin mjedisor, për të cilin tha se nuk do të ketë tolerancë. Po ashtu kryeministri përmendi edhe rritjen e standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve si prioritetin tjetër të qeverisë.

“Prioritete e këtij mandati janë piketat e vendosura në çdo hap që ne hedhim. Lufta kundër krimit është prioriteti i prioriteteve, përfshirë të gjitha aspekte e saj dhe është një front ku është bërë progres i dukshëm, por ku ka ende shumë për të bërë dhe ku posaçërisht ndjehet ende mungesa e të njëjtit efikasitet, siç psh, ka pasur operacioni forca e ligjit apo në tërësi kjo pjesë e organizimit policor te lufta kundër krimit financiar, ekonomik. Aty është e domosdoshme të vendosen më shumë forca, të përqendrohet më shumë vëmendja dhe të krijohen kushtet për të arritur të njëjtat rezultate si me gjithë pjesën tjetër. Prioriteti i dytë është ngritja në një nivel sigurie më të larët e gjithë e qarkullimit rrugor dhe paralelisht me këtë vendosja e një kontrolli absolut mbi territorin e Shqipërisë, jo vetëm mbi aspektin e veprimtarisë kriminale, apo shkeljes së ligjit, por veprimtarinë kriminale dhe shkeljen e ligjit që kanë të bëjnë me vetë Shqipërinë, territorin, me trupin e mrekullueshëm të këtij vendi që dora e robit e ka kthyer rëndom në një ferr për banorët e vet. E patolerueshme të ndodhin para syve të policisë, krime në mjedis. E patolerueshme që efikasiteti më i lartë në krimet në mjedis të jetë në format e gjobave për njerëzit në fshatrat e thellë që ngrenë një avlli dhe jo ndaj atyre që hedhin beton në plazh. Prioriteti tjetër është rritja e mëtejshëm e standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve”, tha Rama.

Të fundit

Nga sot, qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës mund të udhëtojnë pa viza në Kosovë

Nga sot, qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës mund të lëvizin pa viza në Kosovë. Vendimi për këtë masë ka hyrë në fuqi...

Pesë gjëra që do ta veçojnë 2025

Nga mandati i dytë i Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, deri te një kalendar i stërmbushur i futbollit… Këto janë pesë gjëra që do...

Viti i Ri, presidenti Begaj uron ushtarakët në mision jashtë vendit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përmes një takimi online, iu ka uruar vitin e ri 2025, të gjithë anëtarët e Forcave të Armatosura që...

U dëmtuan nga fishekzjarrët, lëndohen 10 persona në Durrës

Në urgjencën spitalore të Durrësit, 10 persona kanë marrë trajtim ambulator për dëmtime të lehta nga përdorimi i fishekzjarrëve. Në asnjë rast nuk ka pasur...

Sigurimi i makinës nuk do të kushtojë më njësoj, çfarë parashikon rregullorja e re

Një zhvillim domethënës pritet në tregun e sigurimeve në vitin 2025. Pas vitesh përpjekjesh, primet e diferencuara për sigurimin e detyrueshëm motorik vendosen të...

Lajme të tjera

Web TV