“Kronikë e një mortje të paralajmëruar”/ Bledi Mane bën parashikimin fatal për Berishën më 11 dhjetor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari i njohur Bledi Mane ka bërë një parashikim rreth asaj çfarë pritet të ndodhë, sipas tij më datën 11 dhjetor kur Sali Berisha do të mbledhë Kuvendin Kombëtar të PD-së.

Sipas Manes, në këtë datë teksa qytetarët do të vijojnë jetën e përditshme e vaksinimin, Ambasada Amerikane do të përkrahë Bashën, turma e mbështetësve të djathtë do i drejtohet selisë së PD-së për të protestuar.

Postimi i plotë:

***

Më 11 dhjetor 2021 Sali Foltorja thërret Kuvendin Kombëtar të gjysmës së Partisë së përgjysmuar.

Pas Kuvendit turma i lëshohet godinës së Partisë së ShQUP-it buzë Lanës.

Protestuesit thyejnë dhe vjedhin ambientet.

Policia thirret të ndalojë grabitësit e të mbrojë godinën e boshatisur nga Lul Basha dhe Gaz Bardhi.

Albana Vokshi del në konferencë urgjente shtypi poshtë urës përballë duke akuzuar policinë e Edvin Kristaq Ramës si bashkëpunëtore dhe uzurpatore e kryetarit pa opozitë Lulzim Basha.

Gazi lotsjellës, jo Gaz Bardhi, përlot për herë të fundit Sali Berishën.

Tirana indiferente ndaj protestës së rradhës, qytetarët e saj vazhdojnë rutinën e vaksinimit dhe argëtimit.

Ambasada Amerikane përkrah kryetarin legjitim të PD-së Lulzim Basha dhe aksionin e Policisë në mbrojtje të institucioneve shqiptare.

Fatmir Mediu thirret i pandehur në SPAK për çështjen Gërdeci dhe pas 13 vjetësh spiunon vartësin e tij.

SPAK shpall në kërkim vrasësin Shkëlzen Berisha.

Shtetasja Armina Mevlani telefonon urgjent policinë e Tiranës pasi gjeti një femër të dyshimtë të fshehur në magazinën e brekëve të dyqanit të saj në zonën e Bllokut.

Forcat Speciale Renea kapin dhe arrestojnë në flagrancë shtetasin Shkëlzen Berisha i veshur me paruke dhe tanga.

Në orën 3 të natës mësohet se në rrugën “Mustafa Matohiti” e njohur ndryshe si rrugica e Salës, një plak i vjetër në moshë vjedhurazi kaloi kangjellat e Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit dhe kërkoi azil politik…

Lexo edhe :  Braçe: “Pse duhet të jetë Ministria e Bujqësisë në Tiranë? Duhet të jetë në…”

 

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Lajme të tjera

Web TV