Horoskopi ditor, e shtunë 13 nëntor 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Duket se ndikimi negativ i yjeve është zbehur dhe pritet një ditë më e qetë, që do të bëjë të rikuperoni energjitë. Hëna stimulon nostalgjitë e vjetra.

Demi

Edhe pse po kaloni një periudhë jo edhe aq pozitive, dini të administroni mirë situatën e të mos e humbni mendjen, duke u bërë pikë referimi për të tjerët.

Binjakët

Me një Hënë kaq negative në shenjë me siguri që nuk do ta keni aspak të lehtë të bini dakord me të tjerët, e jo më të flitet për ndjenja të bukura. Edhe në planin e punës jeni disi të ngathët.

Gaforrja

Aftësia për të ndërmarrë veprime të shpejta e efikase  stimulohet së tepërmi nga ndikimi i Marsit, kështu që nuk do ta keni shumë problem nëse iu paraqitet një rast i tillë.

Luani

Duket se edhe “kontrastet” e yjeve në shenjën tuaj do të jenë të shumta, por nga kjo mund të përfitoni diçka që do t’ju vlejë për perspektivën. Një mik ju zhgënjen dhe ju indinjon.

Virgjëresha

Përsëri pritet që dita të jetë mjaft pozitive, sidomos në planin profesional, ku ju presin iniciativa të reja. Një takim i ri sot mund të bëjë të ndryshoni një program të mëparshëm.

Peshorja

Duket se është një kuadër yjor jo shumë favorizues për ju që i përkisni kësaj
shenje, prandaj ju këshillohet të tregoni shumë kujdes dhe të mateni shumë para se të hidhni një hap.

Akrepi

Parashikohet një ditë e mirë për shkak të një kuadri yjor shumë pozitiv në qiellin tuaj. Në dashuri mund të rihapet një çështje e vjetër.

Shigjetari

Pritet që dita të jetë me shumë zhvillime e ndoshta që në orët e para të saj, duke ju zënë ndoshta në befasi. Edhe një herë ju këshillohet të mos e teproni me shpenzimet pa asnjë kriter.

Lexo edhe :  Pse muzika mund t'ju japë të dridhura

Bricjapi

Do të jeni të tunduar nga një ofertë apo propozim që ju bëhet, por duhet që t’i shihni gjërat me qetësi para se të jepni fjalën. Është moment më i përshtatshëm për të reflektuar.

Ujori

Përpiquni të qëndroni sa më larg njerëzve që ju bëjnë lajka e që synojnë vetëm t’ju
shfrytëzojnë për aftësitë e cilësitë që keni. Një takim i papritur ju bën të ndiheni të
lumtur.

Peshqit

Duket do të jetë një ditë mjaft e mirë për aktivitetin tuaj në përgjithësi, pasi
Mërkuri ju mbështet në të gjitha drejtimet. Nga ana tjetër, Afërdita stimulon erosin.

Të fundit

Barcelona merr një fitore komode në fushën e Las Palmas dhe ruan kryesimin e La Ligës

Barcelona bëri detyrën në transfertë ndaj Las Palmas, duke triumfuar 0-2 në duelin e vlefshëm për javë e 25-të...

Elon Musk mbështet sërish Alternativën për Gjermaninë përpara zgjedhjeve

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar sot në platformën X një postim...

Interi vuan por fiton ndaj Genoas, zikaltërit marrin përkohësisht kreun e Serie A

Interi mposhti minimalisht 1-0 Genoan në duelin e vlefshëm për javën e 26-të të Serisë A. Falë këtij triumfi, zikaltrit e Inzaghit kanë marrë...

E ardhmja e tregut të punës: Ku janë punët më të paguara

Ekspertët e inteligjencës artificiale, si dhe profesionistë nga fusha të tjera të teknologjisë së informacionit, tashmë janë shumë të kërkuar në tregun e punës...

3 Ushqimet që duhet t’i konsumoni në shkurt

Shkurti është muaji që shënon kalimin nga dimri në pranverë në shumë pjesë të botës, dhe kjo ndryshim sezoni vjen me një ndryshim në...

Lajme të tjera

Web TV