Atentati mafioz në Astir/ Erigers Mihasi dyshohet se ekzekutoi ish-policin disa ditë më parë në Laç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë dalë nga atentati mafioz në Tiranë. Sipas raportimeve viktima Erigers Mihasi dyshohet për vrasjen e ish- policit Xhelal Reçi, një ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në Laç. Megjithatë, për të nuk kishte asnjë akuzë zyrtare pavarësisht se përgjohej nga Prokuroria. Viktima e dytë e ditës së sotme, Armando Dumani ishte gjithashtu me precedent penal. Mihasi përpos grabitjes nën presionin e armës në banesën e prindërve të Elton Çiços, një ngjarje e regjistruar në Tepelenë ai gjithashtu dyshohej për bashkëpunim në sulmin me armë ndaj kompleksit ‘Eiffel’. Nga ana tjetër Dumani dyshohet se ishte i përfshirë në një grabitje të një banke të nivelit të dytë.

Ndërkohë sa i përket autorëve dhe ngjarjes tragjitike të ditës së sotme, raportohet se ata e kanë ndjekur makinën për një kohë të gjatë dhe për të kryer ekzekutimin kanë pritur momentin ku janë gjendur në një zonë pa prani të kamerave të sigurisë. Pas atentatit, ata kanë mundur të depërtojnë mes makinave dhe të largohen. Policia ka gjetur dhe një mjet tip “Toyota” të djegur në zonën e Thumanës, tragat e së cilës rezultonin të vjedhura në Tiranë.

Të fundit

“Kur isha shtatzënë…”/ Inva Mula tregon momentin më të vështirë të jetës

Sopranoja Inva Mula, rrëfeu si rrallë për jetën, familjen dhe karrierën. Duke folur për sfidat dhe momentet më të vështira,...

I nxehti dëmton trurin? Temperaturat e larta ndikojnë në funksionimin e sistemit nervor

Bëni kujdes nga i nxehti. Temperaturat e larta nuk ndikojnë vetëm në aspektin fizik, por dhe në atë psikologjik duke shkaktuar ankth, luhatje të...

Komb i ri, monedhë e re: Historia e zgjedhjes së dollarit si monedhë zyrtare e SHBA

5 korrik 1785  Më 5 korrik 1785, Kongresi i Konfederatës – organi qeverisës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës para kushtetutës së vitit 1787 –...

Shqipëria, në një aplikacion/ TEA, mijëra përdorues nga e gjithë bota

Çfarë ofron Shqipëria gjendet në një aplikacion në celular. Në më shumë se 1 vit nga krijimi, TEA është kthyer në një guidë dixhitale....

“Dua një familje tjetër”/ Flet komshiu që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

Bahri Mblloshmi, personi që gjeti i pari 12-vjeçaren e abuzuar nga babai i saj në fshatin Sheqisht të Fierit tregoi se e mitura kishte...

Lajme të tjera

Web TV