Në Irlandën Veriore është martuar çifti i parë i të njëjtës gjini. Çifti fillimisht kishin planifikuar të merrnin një partneritet civil, pasi kishin caktuar datën e martesës përpara se deputetët e Westminster të mbështesnin legjislacionin e ri vitin e kaluar.
Por kur u aprovua ligji për lejimin e martesave mes të njëjtës gjini, dy gocat vendosën të bënin një dasmë të madhe. Ligji u miratua më 13 janar por çiftet duhet të regjistrojnë dasmat e tyre të paktën 28 ditë më parë, kështu që dasmat e para mund të zhvillohen vetëm këtë javë.
“Dashuria jonë është personale, por ligji që thoshte se nuk mund të martoheshim ishte politik,” tha ajo./Fjala.al/Burimi:DailyMail