Buxheti/ Rama: Do rriten pagat e pensionet, Basha: Po varfërohen shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seanca maratonë për Buxhetin 2022 ka vënë përballë liderin e socialistëve dhe demokratëve. Kryeministri Edi Rama foli për buxhetin që parashikon rritjen e pagave dhe pensioneve ndërsa Basha nga ana tjetër flet për varfërimin e Shqipatarëve

Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha kanë shpalosur dy anët e kundërta të një medalje sa i takon sipas tyre realitetit të gjendjes financiare të Shqipërisë. Në seancën maratonë sa i takon diskutimeve për buxhetin, Rama prezantoi para deputetëve projekt-buxhetin e vitit 2022, të cilin e konsideroi një buxhet të ndërmjetëm të tejkalimit të dy sfidave që vendi po le pas, por edhe përparimit drejt një niveli të ri të zhvillimit ekonomik. Kryeministri deklaroi se buxheti nuk rrit taksat për asnjë kategori, ndërsa nga ana tjetër ndihmon shtresat në nevojë. “Zerojmë taksën mbi pagën 40 mijë lekët të reja, përgjysmojmë taksën mbi pagën 40–500 lekë, për forcat e kualifikuar nga 15-5 mln të vjetra, rrisim pagën për mësuesit, rrisim pagat për punonjësit që shërbejnë jashtë vendit të tyre në 150 për qind, dyfishojmë ndihmën ekonomikë për 15 mijë familje që kanë më shumë se 3 fëmijë nën 18 vjeç. Akordojmë pagat për naftëtarët e Fierit, financojmë më 26 mld dollarë indeksimin e pensioneve. Financojmë lidhjet e reja, rimbursimin e barnave me 111 mln dollarë. Vaksinimin, po ashtu për herë të parë fillojmë edhe me programet kombëtare të arteve dhe zejeve, teknologjisë, sportit, me një financim të veçantë”, tha Rama.

Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha paraqiti një pamje tjetër të buxhetit, duke theksuar se jo vetëm që s’ka rritje pagash, por shqiptarët po varfërohen çdo ditë e më shumë në tetë vite qeverisje nga të majtët. Basha tha se qytetarët nuk mund të blejnë as produktet bazë të jetesës dhe po shtojnë listat e borxheve. Ai e akuzoi qeverinë Rama se nuk po bën asgjë për ta. “Çmimet vrapojnë dhe parakalojnë gjasmë indeksimin e vobektë të rrogave dhe pensioneve. E ndërkohë, për këtë valë të madhe të njerëzve të zhytur në varfëri dy vitet e fundit, që i shtohet atyre që nuk e kanë kërkuar shpëtimin nga mjerimi nëpërmjet largimit nga vendi, nuk ka asnjë plan nga ju. Në radhët e gjatë të njerëzve në vështirësi ekonomike, që përballen me pamundësinë për të shtruar sofrën për veten dhe fëmijët e tyre,. Të atyre që përditë shënojnë emrat në listat e pafundme të borxheve nëpër ushqimoret e Shqipërisë, mbeten të braktisurit e mëdhenj, sepse asgjë nuk është parashikuar për ta”, tha ai. Sipas tij, s’mund të jesh ekonomist apo ekspert financash që të kuptosh se si buxheti i shtetit po vendoset në funksion të klientëve të qeverisë. “Deri më tani plani kryesor që keni bërë të ditur është hapja e thesit për të dyshuarit e zakonshëm, oborrtarët e koncesioneve. 113 milion euro i kanë caktuar për PPP-të me njerëzit e tyre. Një shifër pesë herë më e lartë se fondi i parashikuar për indeksimin e fondeve. Ose 3 herë me e lartë se fondet vjetore që ndahen për ndihmën ekonomike për familjet në nevojë”, tha ai.

Të fundit

A mund ta tërheqin shqiptarët pensionin në një shtet tjetër?

Zv. ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani ka ndarë në emisionin “Sheshi i Dollarit” detaje nga marrëveshja e...

Vdekja e Dr.Florit, shkak që të largohej nga Shqipëria? Rrëfimi emocional i Big Bastës

Këngëtari Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit Big Basta, ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin “S’e Luan Top”, ku...

Berisha: Në PS po i nxjerrin ‘sytë’ njëri-tjetrit

Kryedemokrati Sali Berishaka deklaruar se Partia Demokratike dhe ajo Socialiste dallojnë nga njëra-tjetra për faktin se në PD kanë respekt për njëri-tjetrin, ndërsa në...

2024, viti i SPAK-ut

Nga Artur Ajazi Nuk ka pse ti themi atyre të SPAK-ut “jeni heronj” dhe ti varim ndonjë dekorate. Po mbyllet një vit plot ngjarje, arritje, suksese,...

Nga minimumi jetik 200 euro te paga mesatare 1200 euro, Berisha: Paratë janë….

Kreu demokrat Sali Berisha gjatë një takimi të organizuar nga dega e PD-së së Kamzës, tha se në territorin e Shqipërisë nuk do ketë...

Lajme të tjera

Web TV