Humb jetën doktor Shahin Kadare, vëllai i shkrimtarit të madh Ismail Kadare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Doktor Shahin Kadareja, vëllai i shkrimtarit të njohur Ismail Kadare është ndarë nga jeta orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një betejë më pak se njëvjeçare me një sëmundje të rëndë.

Ai është një nga të parët doktore të Shkencave në fushën e mjekësisë, me një kontribut të jashtëzakonshëm në studimet onkologjike, si referues në dhjetëra konferenca dhe kongrese ndërkombëtare shkencore. Ai ka botuar studimet e tij shkencore në revistat më të njohura të mjekësisë në botë.

Doktor Shahin Kadare fillimisht u diplomua në vite ’60 në Tiranë dhe më pas kreu një specializim në Rumani. Ndershmëria, përkushtimi dhe profesionalizimi i tij, e kthyen atë në një autoritet të padiskutueshëm shkencor në fushën e onkologjisë.

Ai është themelues i Laboratorit të Morfologjisë Patologjike dhe ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e kësaj dege të mjekësisë në Shqipëri, përmes diagnostifikimit mikroskopik të tumoreve. Ai arriti të krijoje në bashkëpunim me kirurgët shqiptarë të kohës, skemën e trajtimit operativ të tumoreve, duke verifikuar rrezikshmërinë e tyre qysh gjatë operacionit.

Nga ana tjetër Doktor Shahini ishte një simbol i përkushtimit dhe përgjegjësisë njerëzore për jetën dhe shëndetin e njerëzve. Ai do të mbahet mend si doktori që lehtësonte dramën e madhe të sëmundjeve të rënda me të cilët përballej me pacientët e tij, me durimin dhe qetësinë e një profesionisti të rrallë.

Përtej autoritetit të tij shkencor, Doktor Shahini ishte një qytetar shembullor që i bënte pacientët e tij të ndiheshin të forte në betejën e tyre me sëmundjen e rëndë.

Me po aq kurajo dhe qetësi e përballoi dhe vete këtë betejë.

Shahin Kadareja ishte një qytetar i angazhuar, një intelektual antikonformist, një refuzues i mediokritetit dhe banalitetit në jetën publike dhe sidomos politikën shqiptare.

Lexo edhe :  Përfaqësuesi i PD: Kutitë e Greqisë bëjnë me turp bastionet socialiste

Ai është një nga themeluesit e Partisë Demokratike në vitin 1990,  dhe një nga kritikët e parë të mëdhenj të lidershipit të saj si refuzues i autoritarizmit post-komunist.

Ai shërbeu për disa vite, pas vitit 1997 si ambasador i Shqipërisë në Suedi dhe vende të tjera, por iu rikthye serish profesionit të mjekut.

Doktor Shahin Kadare është vëllai i shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, me të cilin pat ndërtuar një raport të rrallë njerëzor dhe intelektual.

Ai ishte adhurues i madh intelektual i tij, lexuesi më i madh i tij, kritiku më pa drojë i jetës dhe veprës së tij dhe mbështetësi më i madh në jetën e tij. Së bashku me gruan dhe fëmijët e tij, ndërtuan një raport familjar dhe njerëzor, që e bëri Familjen Kadare më të madhe dhe me te forte.

Doktor Shahin Kadareja la pas gruan dy fëmijë të suksesshëm, të shkolluar në Perëndim, të cilët e bënë atë krenar deri në fund të jetës së tij.

Të fundit

Braktisi automjetin me dy klandestinë në Memaliaj, në kërkim 30-vjeçari

Policia ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar pasi akuzohet se është i përfshirë në trafik klandestinësh nga vendet e...

Trump: Bashkimi Europian u krijua për të përfituar nga Amerika

Pas lajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump se po rekomandon një tarifë prej 50% kundrejt Bashkimit Evropian, ai ka ngritur edhe pretendime të tjera,...

Një shqiptar merr “Djallin”, nis epoka e Igli Tares te Milani

Igli Tare është emëruar zyrtarisht si Drejtori Sportiv i ri i Milanit, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare që e lidh me klubin deri në...

“Më bënë magji të zezë”, 51-vjeçarja shqiptare përndjek për 10 vite fqinjët

“Ajo ishte e bindur se ne ishim të këqij, se ne ishim djalli dhe se ne e shikonim me sy të keq. Ajo nuk...

“Opozita kërkon destabilitet, kurse PS sheh nga Europa”

Partia Socialiste mori një rezultat të thellë me 83 mandate në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, por kontribut dhanë edhe disa përfaqësues të opozitës...

Lajme të tjera

Web TV