Mësuesi, nxënëses: Jam zhigolo! Kam punuar në shtëpi publike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mësues që i tregon një minoreneje përvojat e tij seksuale dhe se si ka punuar si zhigolo. Sonte, në emisionin “Stop”, me zë e figurë se si mësuesi i  muzikës Agron Bego ngacmonte seksualisht një nxënëse në shkollën “Jakov Xoxa” në Fier.

Nga kamera e fshehtë u pa me zë dhe me figurë se si profesori e thërriste vajzën për “t’u interesuar” për mungesat e saj. Në një moment teksa ndodheshin në klasë, profesori i kërkoi të mbyllte derën me çelës, ndërsa e pyeti edhe nëse nxënësja ka kryer marrëdhënie seksuale. Ai i tregon nxënëses se ka punuar edhe si zhigolo në shtëpi publike dhe është siç shprehet vetë, “i të 99-tave”.

Gruaja e profesorit është drejtoreshë e shkollës dhe ai thotë, se mund të ndërhyjë edhe te mësuesit e tjerë për mungesat e saj. Në fund ai pohon se ka dashnoren më të re se vajza në fjalë.

Nxënësja: Po profesor!
Profesori Agron Bego: Më fal, se nuk kam kohë, jam shumë i zënë. Profesori më tha, që ke bërë shumë mungesa, por unë nuk i kam vënë asnjë mungesë. Të ka dalë nami, kryemashtruese.
Nxënësja: Pse…?
Profesori Agron Bego: Xxx, po të flet ustai! Kur të flas unë, sikur të flet vetë vetja jote…
Nxënësja: Po, të kuptoj!
Profesori Agron Bego: E di ti, çfarë kam punuar unë? Po të them një sekret të shkurtër. Kam punuar zhigolo unë, mi.
Nxënësja: Çfarë…?
Profesori Agron Bego: Zhigolo!
Nxënësja: Çfarë do të thotë?
Profesori Agron Bego: Pyet…ti ndonjë!
Nxënësja: Po s’kam, pse pyes, s’është se…
Profesori Agron Bego: Kam punuar zhigolo, kam punuar në shtëpi publike, shtëpi seksi.
Nxënësja: Ëhë?
Profesori Agron Bego: Që të punosh në shtëpi seksi, kur vete ti atje, do të thotë, që asnjë nuk e di.
Nxënësja: Si…?
Profesori Agron Bego: Do të thotë, asnjeri nuk e di. Do të thotë, që ti të jesh i “të 99-tave”. Unë jam “i 99-ës”, por pastaj në jetën e përditshme, jam korrekt, jam i moralshëm, po jam…, i di të tëra. Di vjedhjen, di krimin. Unë i di të tëra mashtrimet, të laj e të lyej, pambuk e me jodio, të tëra, të tëra mo, i di. Dëgjo këtu! Nuk shkohet jeta me mashtrime! Nuk di gjë fare ti…
Nxënësja: O profesor…! Eeee e ke absolutisht gabim!
Profesori Agron Bego: Nuk kam kohë tani. Nuk i kam vënë asnjë mungesë më tha ai…
Nxënësja: Po!
Profesori Agron Bego: Tani vetëm ty të dëgjoj, më tha. Mungesat do t’i vesh që nga sot e tutje, një etj., etj. Mësuesja Moza Hasani, nuk po të thërret vetëm nga mua, e kam mikeshën time. Mësueset e tjera nuk…, se janë mikeshat e mia. E di ti, se çfarë është Agron Begoja në shkollë?! Agron Begoja është edhe Perëndia, edhe pisi, edhe maskarai…! Ik tani, se për të tjerat…, që të kuptosh, se ç’është jeta e ç’jam unë, në raport me mësuesit ore! E kupton ti, që edhe tani në momentet, që po flasim, e kam dashnoren më të re nga ty…?! Ika tani!/tvklan/

Të fundit

Açka zbulon projektin e mazhorancës: Po blen demokratët me vende pune

Flutura Açka ka zbuluar në Debat atë që ajo e quan dhe projektin e radhës së mazhorancës për të...

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.6 lekë dhe do të shitet me 83.8 lekë. Euro do të...

Transformimi digjital, zbardhet marrëveshja 44 milionë euro me BE!

Shqipëria hedh një tjetër hap drejt modernizimit dhe përputhjes me standardet e Bashkimit Europian. Kuvendi ka ratifikuar marrëveshjen me BE-në për transformimin digjital të vendit,...

Diell dhe temperatura të larta! Ja parashikimi i motit për sot

Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një ditë të kthjellët dhe me diell në të...

Lindja e një Kombi: Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

4 Korrik 1776 Më 4 korrik 1776, në qytetin e Filadelfias, u firmos një prej dokumenteve më të rëndësishëm në historinë moderne: Deklarata e Pavarësisë...

Lajme të tjera

Web TV