Një monstër dhe një shoqëri pranë monstrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Sebi Alla

Rrënqethja është pak. Histerizmi ynë ditor është shumë. E marta ishte ditë e fundit e vogëlushit. M.V, u vra nga fqinji 38-vjeçar Klodian Çalamani. E groposi në atë oborr banese ku jetonte i vetëm në haluçinacionin e frikshëm të një krimineli, dhunuesi të sprovuar të miturish dhe që prej vitesh qëndronte si hije e zezë në fshatin Greçali të Fierit. “Ta varin mostrën”, – thonë i madh e i vogël, jo vetëm nga fshati ku ngjau gjëma, por e mbarë shoqëria. Është klithje e sinqertë. Sot po bërtasim për kthimin e dënimit me vdekje. Gjithëkënd të pyesësh është gati ta aprovojë me të dyja duart, madje edhe litarian t’ia lidhin vetë rreth qafës.

Me të drejtë ky reagim e shqetësim, sepse gjithkush që është prind, vëlla, motër, mik, shok a fqinj i dikujt, tek vrasja e një fëmije nuk gjen dot arsye për të gjykuar ftohtë dhe kujtojë se në bazë të marrëveshjeve nuk na e lejon as Bashkimi Europian dënimin me vdekje. Po a është zgjidhje dënimi me vdekje? Hakmarrje e drejtë ndaj qenies që vështirë ta quash njeri mund të jetë, e zgjidhje vështirë të thuhet. Në vendin tonë dhe jo vetëm, ka njerëz të tillë, pedofilë, vrasës fëmijësh dhe dhunues çnjerëzor. Vështirë të tuten kur mendja e tyre skizofrene dhe e mbushur me malinjitetin e frikshëm të dhunës, mund të stepet sepse do kujtojë dënimin me vdekje.

Ai Çalamani i Fierit, që përfitoi nga institucionet e çala, pritet të dënohet përjetë, por të vuajë dhe jo të futet në sistemin komod të “vuajtjes së dënimit”, ku ka ushqim të bollshëm, palestër, bibliotekë dhe orë ajrimi. Ai as kupën e qiellit nuk duhet ta shohë. Halli i madh është tjetërkund. A thua edhe gjyqtarja, prokurori, a polici i zonës që e patën në duar dikur, sot shprehin mllef si gjithë të tjerët?

Dënimi me vdekje kërkon një drejtësi vërtetë të pastër, pasi mund të dënojë gabimisht persona të pafajshëm. Problem është drejtësia e korruptuar, policia e hallakatur, shërbimi social që nuk po e kupton hiç detyrën që ka, pushteti lokal që mburret me shtrimin e ndonjë copëze rruge, por as që e ka idenë e komunitetit dhe kush “shkel” mbi atë rrugë. E ndoshta sot nuk do britnim për rikthimin e dënimit me vdekje nëse drejtësia dhe të gjithë hallkat shtetërore dhe shoqërore që vinin më pas do kishin funksionuar.

Ky monstër që të martën vrau një fëmijë vetëm 8-vjeçar, e di se çfarë është burgu. 15 vite më parë, në bashkëpunim edhe me një person tjetër, rrëmbyen dhe dhunuan fizikisht dhe psikologjikisht një vajzë 16-vjeçare. Çalamani dhe bashkëpunëtori u dënuam me katër vite burgim, vetëm për akuzën e “heqjes së paligjshme të lirisë” (pengmarrjes), pasi gjyqtares iu dukën fare pak disa prerje në gjoks, shkelma në bark dhe mavijosje në fytyrën e terrorizuar të 16 vjeçares. Gjykata i rrëzoi akuzën e “ushtrimit të dhunës në bashkëpunim”, që nëse do i bashkoheshin, minimalisht do bënte dhjetë vite burg. Ata dolën të lirë, më të frikshëm, më të dhunshëm, më monstra seç ishin u bënë.  Po në çfarë liste ishte Çalamani që të martën e kobshme bëri kobin e madh? Në asnjë listë, vetëm si votues po. Ai nuk u përfshi në listën e dhunuesve të fëmijëve, përdhunuesve, apo pedofilëve. Nuk u përfshi sepse nuk ka një të tillë e për pasojë askush nuk e monitoron.

Lexo edhe :  Studimi: Vaksinat mund të ndihmojnë në luftimin e baktereve rezistencë ndaj antibiotikëve

Kishte edhe disa denocime të tjera ndaj tij, por u morën lehtë, paçka se 38-vjeçari lëvizte lirshëm me sytë e errësuara që kërkonte prenë e radhës. Ka revoltë të kuptuar shoqërore, por ka edhe histerizëm pushtetarësh, me pozitë apo pa pozitë që ndoshta rishohin videot e tyre të reagimit dhe pyesin veten me mburrje: “a kam dalë mirë”? Këtu rëndësi ka imazhi, sjellja dhe jo kapja e thelbit, prekja e problemit të vërtetë dhe zgjidhja që mund të vijë. Qytetarët vetëm zërin kanë, dhimbjen e shprehin me mllefin e drejtë ndaj një një vrasësi gjakftohtë që i preu jetën një fëmije, vetëm 8-vjeçar. Kur ndodhi kjo gjëmë? Atëherë kur shumë qytetarë ishin me sy e veshë nga punimet parlamentare dhe bënin tifozllëk për njërën a tjetrën palë.

Qanin hallin sesi gratë e pushtetshme deputete, ishin aq të prekura nga fjalët e burrave të pushtetshëm të njërit apo tjetrit krah. Me të drejtë ato gra parlamentare ankoheshin për dhunën verbale, seksizmin, fyerjen, apo edhe ironinë pa shije fare të burrave parlamentarë. E ngritën zërin fort të prekura, por a nuk mblidhen dot këto gra deputete, si nëna fëmijësh, vajza prindërish e motra vëllezërish për të sjellë nisma ligjore që mundësojnë skedimin e dhunuesve të fëmijëve, pedofilëve? Ata që kanë diçka në dorë, kudo të që jenë, në pushtet qëndror apo lokal dhe në parlament minimalisht sot para se të flasin dhe shprehin aq “bukur” në video apo rreshta fejsbuqesh të shohin veten në pasqyrë dhe minimalisht të kërkojnë falje, qoftë edhe në heshtje 8-vjeçarit që ja preu jetën një monstër që përfitoi nga “çalamanët” e institucioneve.

©Copyright Fjala.al

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Fjala, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Fjala dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016. 

 

Të fundit

I dehur përplasi tre mjete të parkuara dhe u largua, AMP arreston efektivin e Gardës

Një efektiv i Gardës ka rënë në pranga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi ka përplasur 3 makina të parkuara...

“Llumi e fundërrinat kundër meje”/ Erion Veliaj: Kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi!

Me një fjalë që zgjati gati 25 minuta kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj hapi mbledhjen e këshillit bashkiak pasditen e 30 prillit 2024 e...

Parashikimi i motit 1 Maj 2024, temperatura deri në 26 gradë

Ditën e sotme, vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të...

Horoskopi i ditës, 1 Maj 2024

Dashi Ndonëse do të keni keqkuptime të vogla që ju pengojnë, nuk duhet të dekurajoheni pasi në vendin e punës mund të hasni në vështirësi....

Nuk ka fitues në “Allianz Arena”, Bayern nuk ruan avantazhin ndaj Realit

Bayern Munich dhe Real Madridi dhurojnë spektakël mes katër golash në gjysmëfinalen e parë të Champions League, por në Allianz Arena nuk pati fitues...

Lajme të tjera

Web TV