Marshim kundër dhunës ndaj fëmijëve në ‘Sheshin Skënderbej’/ Nikolla: Rikthimi i dënimit me vdekje?! Nuk është gjëja e duhur!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme në ‘Sheshin Skënderbej’ është zhvilluar një marshim paqësor kundër dhunës ndaj fëmijëve.

Në këtë marshim janë bashkuar qytetarë , figura politike, shoqëria civile. Gjithashtu pjesë e këtij marshimi ishte edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Ndërsa foli për mediat, Nikolla theksoi se vrasja e 8-vjeçarit në Fier është një ngjarje e rëndë e cila ka tronditur mbarë shoqërinë.

Gjithashtu ajo u shpreh se rikthimi i dënimit me vdekje nuk është vendim i duhur dhe se nuk duhet marrë në bazë të emocioneve të forta.

“Përfshirja ime është përfshirja e një nëne, e një qytetare e krye parlamentares për të adresuar këtë [problem shumë të rëndë. Secili prej nesh e përjeton dhimbjen humbjen e një fëmijë, sikur të ishte humbja e fëmijës tim. Vetëm kështu mund të bëhemi bashkë për të parandaluar fenomene të tilla.  Si institucion jemi në një moment të rëndësishëm. Parlamenti do të punojë, por do ta përdore këtë moment edhe për të pasur një proces shterues nga pikëpamja ligjore. Ligjet duhen zbatuar, por duhet një ndërgjegjësim qytetar i komuniteteve, që të denoncojnë dhunën”, tha ajo.

E pyetur për nismën e familjarëve  të 8-vjeçarit të vrarë, të cilët po mbledhin firma për të rikthyer dënimin me vdekje, Nikolla tha se kthimi pas në një vendim të tillë nuk është gjëja e duhur.

“Jam në dijeni, këta janë momente të forta emocionale, patjetër Shqipëria është pjesë e BE, dhe sinqerisht unë nuk mendoj që ky dënim dhe kthimi pas në këtë vendim do të jetë gjëja e duhur.,. Ka shumë momentet të tjera, por janë vendimmarrje që nuk duhen marrë në emocione të forta”, tha më tej Nikolla, ndërsa shtoi se Parlamenti po adreson një ligj që lidhet me regjistrin e dhunuesve.

Të fundit

Sa janë kostot e prindërve për rritjen e një bebeje në Shqipëri

Sa kushton të rritësh një fëmijë?” është një pyetje e rëndësishme për çdo prind të ri, sidomos në një...

Derbi i kryeqytetit ndez Madridin, formacionet zyrtare të sfidës Real-Atletico

Real Madrid dhe Altetico Madrid përballen sot në derbin e La Liga, me objektivin e qartë për një fitore që do të ishte vendimtare...

Gazetari: Berisha mendon se me ardhjen e Trump do t’i hiqet ‘non grata’

Gazetari Artur Nura deklaroi se opozitarët nuk bëjnë dot zhurmë me fjalë, por kur Sali Berisha nis të flas, tentojnë të bëjnë zhurmë me shashka. Ai...

Trump: Tarifa të tjera reciproke javën e ardhshme

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi dje se do të shpallte tarifa të mëtejshme reciproke javën e ardhshme. I pyetur për tarifat për produktet nga Japonia,...

Tensione dhe kartona të kuq, Milan triumfon pastër në transfertën e Empolit

Milani ka fituar me rezultatin 0-2 në transfertën e Empolit. Golat u shënuan në pjesën e dytë nga Leao dhe Gimenez. Pjesa e dytë u...

Lajme të tjera

Web TV