Publikohet foto/ Ja kush është Kryeinspektori i Policisë që u kap duke abuzuar seksualisht me 13-vjeçaren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Publikohet foto dhe emri i oficerit të Komisariatit të Policise Kufitare të Sarandës, i cili është arrestuar në kushtet e flagrancës, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur që shfrytëzohej për prostitucion nga një tjetër person.

Ajo që e bën më të rëndë ngjarjen është fakti që Petraq Rako, i arrestuar tashmë nga kolegët e tij, në vend që ta mbronte të miturën 13-vjeçare e cila shfrytëzohej nga shtetasi S.K., pasi ka mësuar këtë fakt, ai ka kryer edhe vetë marrëdhënie me vajzën.

Sipas Panorama, 63-vjeçari Petraq Rako ishte Kryeinspektor, punonjës policie Trup Shërbimi në Piken kufitare të Rripsit dhe se ishte arrestuar ne vitin 2007 per “dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit ne bashkepunim ne kuader te grupit te strukturuar kriminal” por eshte shpallur i pafajshem.

Njoftimi i policisë

Në funksion të procedimit penal të vitit 2021 të regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë, mbi bazën e akteve referuese të Komisariatit të Policisë Sarandë, pasi gjatë hetimeve në kuadër të këtij procedimi penal kanë dalë të dhëna për implikim të një punonjësi policie, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me SHÇBA, më datë 18.11.2021 është finalizuar me sukses Operacioni “Shfrytëzuesit”, ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

• Kryeinspektor P. R., 63 vjeç, punonjës policie Trup Shërbimi në PKK Rrips;

• S.K., 62 vjeç, banues në fshatin Xarrë, Konispol.

Pas një hetimi një mujor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të mësipërm, pasi shtetasi S.K. ka shfrytëzuar për qëllime përfitimi shtetasen e mitur L.H., 13 vjeçe, duke përshtatur një ambjent për shfrytëzimin e prostitucionit të kësaj shtetaseje.

Lexo edhe :  “Politikanët po ndërrojnë celularët”/ Karamuço: SPAK po përdor inteligjencën izraelite

Punonjësi i policisë P.R. është arrestuar në kushtet e flagrancës, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur në ambjentet e përshtatura nga shtetasi S.K.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– 2 automjete;
– 4 aparate celularë;
– një sasi vlere monetare e dyshuar si e përfituar nga veprimtaria kriminale
– është vendosur sekuestro konservative ndaj ambienteve të përshtatura për ushtrimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Materialet proceduriale të arrestimit në flagrancë të shtetasve të mësipërm do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Të fundit

Njohja e viteve të punës para 1994/ Gonxhja: Eliminohen mijëra procese gjyqësore në vit

Me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), u miratua në Këshillin e Ministrave Projektligji për njohjen...

Rama ndan pamjet/ Turistët në kodrat e mrekullueshme të Karaburunit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ndau sot në Facebook, pamje nga kodrat e mrekullueshme të Karaburunit. Në video shihen grupet e turistëve që kanë zgjedhur këtë...

Hakerët pro-rusë godasin Italinë, e pësojnë aeroportet e Milanos dhe Ministria e Jashtme

Hakerët pro-rusë të njohur në Telegram me pseudonimin "NoName057" kanë sulmuar faqet e internetit të aeroporteve të Mialnos, Malpensa dhe Linate, duke krijuar probleme...

Vdes në moshën 73-vjeçare ylli i “Romeo And Juliet”, Olivia Hussey Eisley

Olivia Hussey Eisley, ylli i filmit të vitit 1968 “Romeo and Zhuliet” dhe atij klasik “Black Christmas”, ka vdekur në moshën 73 vjeçare, shkruan...

Kujdes! Mendimet e pashprehura ju sëmurin

Herë pas here ndodh që të jemi dëshmitarë të sëmundjeve të rrënjosura në çështje emocionale dhe psikologjike që çojnë në probleme fizike që nuk...

Lajme të tjera

Web TV