Xhaçka: Ridimensionojmë Akademinë Diplomatike, një qendër për formimin e diplomatëve të rinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja për Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë  e Akademisë Rinore mbi diplomacinë dhe brezin e ri. Sipas saj të investosh tek rinia do të thotë të shfrytëzosh këtë aset për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

“Në Pogradec me të rinjtë  energjikë të Akademisë Rinore, në një bashkëbisedim interesant mbi diplomacinë dhe brezin e ri. Kemi popullsinë nga më të rejat në Evropë. Dhe ky është një aset por njëherësh edhe përgjegjësi e madhe. Sepse të investosh tek rinia do të thotë të shfrytëzosh këtë aset për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.  Në Ministrinë për Evropën dhe punët e Jashtme po punojmë që të hapim rrugë për të rinj e të reja. Jo vetëm që po skanojmë çdo të ri e të re në MEPJ për të parë se ku janë talentet se ku i kanë pikat e tyre të forta, si mund t’i mbështesim e çojmë përpara, por kemi nisur tashmë të punojmë edhe për ringritjen dhe ridimensionimin e Akademisë Diplomatike, e cila do të shërbejë si një qendër për formimin e diplomatëve të rinj”– shkruan ajo.

 

Të fundit

​SHBA vendos sanksione ndaj prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare

Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione të enjten ndaj prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) Karim Khan. Departamenti amerikan i...

Projekti i UEFA, finalja e Champions në SHBA nga viti 2028

Champions League përgatitet të ndryshojë sërish. Pas revolucionit me formatin e eventit, që në këtë edicion i mblodhi ekipet pjesëmarrëse në një grup të...

Shpërthejnë protestat në Belgjikë, mijëra njerëz kundër reformave të pensioneve

Dhjetëra mijëra belgë protestuan të enjten në shenjë proteste ndaj reformave të planifikuara të qeverisë së re të pensioneve, gjatë ditës së parë të...

“Central Park” mbulohet nga bora pas stuhisë në New York

“Central Park”, parku më i madh në New York dhe një ndër më të mëdhenjtë në botë, është mbuluar nga bora pasi stuhia kaploi...

KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin e Gjirokastrës Arben Dosti

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjirokastrës, Arben Dosti. Vendimi për shkarkimin u shpall sot nga trupi gjykues i...

Lajme të tjera

Web TV