Regjistrimi i adresave/ Veliaj: Na ndihmon që të gjithë të marrin shërbimin që meritojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Brendshme nisi sot një fushatë të regjistrit të adresave të banimit, ku u kërkua mbështetja dhe bashkëpunimi nga gjithë kryetarët e bashkive të vendit në lidhje me këtë proces.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në fjalën e tij tha se Tirana do të nisë një fushatë regjistrimi.

Veliaj vuri theksin te rëndësia e regjistrimit të adresës së banimit, që u kuptua sidomos gjatë tërmetit apo pandemisë, ku njerëzit kishin nevojë për ndihmë.

“Të 61 kryetarët e bashkive të Shqipërisë duhet të jemi agjentë të propagandës dhe të marketimit të këtij sistemi jashtëzakonisht të thjeshtë. Regjistrimi i saktë i adresave do të na ndihmonte shumë për të gjithë qytetarët sidomos në këto dy vite me tërmetin, me pandeminë, ku kemi kuptuar sa e rëndësishme është të gjejmë njeri-tjetrin. Ne dinim që kishte të moshuar që ishin në gjendje të vështirë ekonomike, që kishin nevojë për t’u çuar një kuti ushqimesh dhe vullnetarët tanë në pjesën më të madhe harxhonin kohë vetëm për të gjetur adresën”, theksoi Veliaj.

Më tej kryebashkiaku shtoi, duke sqaruar se si do të bëhet fushata e sensibilizimit për regjistrimin e adresave në kryeqytet: “Ne në Tiranë duam të shfrytëzojmë të gjithë këtë muaj duke qenë se është muaji i festave ku shumica e njerëzve janë në shtëpi dhe të bëjmë një fushatë sensibilizimi. Do t’i çojmë një letër të personalizuar çdo familjeje, e cila pastaj do duhet të na përkthehet në një adresë. Ndaj kërkoj që ne mobilizohemi në një fushatë që i kërkojmë gjithë qytetarëve që të bëjnë vetëm këtë verifikim. Nëse më përpara batuta ishte: “Lëvizni se po na numërojnë”, tani është: “Mos lëvizni sa të numëroheni të gjithë”, – që të kemi mundësinë të dimë ku jemi dhe të marrim shërbimet që i meritojmë të gjithë”, tha Veliaj.

Lexo edhe :  Luleshtrydhja me vonesë në treg/ Shkak moti me lagështirë

 

 

Regjistrimi i adresës së banimit sjell përfitime dhe akses për gjithë shërbimet publike. Adresa e saktë mund të vetëdeklarohet në “e-Albania” ose në zyrat e Gjendjes Civile pranë bashkive përkatëse.

Të fundit

Protesta masive në Belgjikë, mijëra qytetarë të pakënaqur me reformat në pensione

Mijëra qytetarë morën pjesë në protesta masive në Bruksel kundër reformave të pensioneve të propozuara nga qeveria e re...

Inteligjenca artificiale, konsumi i lartë i energjisë dhe ndikimi tek mjedisi

Ndërsa fuqitë botërore përpiqen të marrin rolin udhëheqës në teknologjinë e inteligjencës artificiale, ekspertët nxjerrin në pah koston që kjo teknologji shkakton ndaj mjedisit. Një...

PD dhe SPAK heshtin, por pse nuk u mor nën hetim Erinda Ballanca

Interesant është fakti se në dosje thuhet se presioni punonjëses iu bë personalisht nga Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, bashkë me Bushkën. SPAK ka vendosur të...

Presidenti Trump nënshkruan një plan për tarifa reciproke ndaj vendeve partnere

Presidenti Donald Trump prezantoi të enjten planin e tij për të rritur tarifat e Shteteve të Bashkuara në përputhje me normat që vendet e...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, një person qëllon në drejtim të Policisë

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar sot në Tiranë. Një person ka qëlluar në drejtim të efektivëve të Policisë, pasi këta të fundit ishin...

Lajme të tjera

Web TV