Sulmet siriane/ Reagon Erdogan: Do iu godasim pa mëshirë  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të Sirisë ndaj ushtarëve turq në Idlib, ku humbën jetën 13 persona.

Sipas Erdoganit, Turqia do të godasë forcat e regjimit sirian nëse ushtarët turq pësojnë qoftë edhe dëmin më të vogël.

“Turqia tani do t’i godasë në çdo vend forcat e regjimit sirian nëse ushtarët tanë pësojnë edhe dëmin më të vogël. Unë deklaroj se nëse ka një sulm të mundshëm mbi ushtarët tanë nga sot e tutje, ne do të godasim regjimin sirian kudo jashtë marrëveshjes së Soçit. Turqia është e vendosur për t’i nxjerrë forcat e regjimit sirian deri në fund të shkurtit përtej pikave të saj të vëzhgimit, jashtë kufijve të përcaktuar me Marrëveshjen e Soçit. Ne do ta bëjmë këtë pa ndonjë dallim nga toka dhe ajri. Në pikën që kemi arritur, ne nuk do të tolerojmë më askënd me egërsi, fanatizëm, shitje, provokime”.

Teksa regjimi i Bashar al Asadit dhe Rusia vazhdojnë sulmet e tyre në rajonin e deeskalimit Idlib të Sirisë, theksohet se në sulmet e ndërmarra nga regjimi kanë humbur jetën 13 persona, transmeton Anadolu Agency.

Ndërkohë që avionët luftarakë të regjimit të Asadit kanë intensifikuar sulmet e tyre ajrore ndaj vendbanimeve civile në Idlib, bëhet e ditur se avionët e Rusisë kanë bombarduar pjesën periferike të Halepit.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Mbrojtjes Civile (Baretat e Bardha), mësohet se në sulmet e avionëve të regjimit kanë humbur jetën 13 civilë, prej të cilëve 12 në qendrën e qytetit Idlib dhe një në fshatin Kafr Taal. Sipas observatorit të opozitarëve për vëzhgimin e avionëve, theksohet se avionët rusë që nga mëngjesi kanë vendosur në objektivin e tyre qendrat e rajoneve Atarib dhe Darat Izzah, zonat Ureim Kubra, Kafr Hamra, fshatin Xhine dhe rajonin Leyremun në Halepit i cili ndodhet brenda rajonit të deeskalimit Idlib. Ndërkohë që ende nuk ka arritur ndonjë informacion lidhur me të vdekurit ose të plagosurit në bombardimet e Rusisë.

Lexo edhe :  Përse SHBA po kalon defiçitin më të madh në histori?

Idlibi në veriperëndim të Sirisë, pothuajse që nga fillimi i luftës së brendshme ka qenë në cilësinë e kështjellës për opozitarët. Në mars të vitit 2015, opozitarët vendosën kontroll mbi Idlibin, popullsia e të cilit është rritur në 4 milionë për shkak të migrimeve të brendshme të fundit në atë zonë. Në të njëjtën kohë, Idlibi është një nga zonat që më shpesh sulmohet nga forcat e regjimit. Në kuadër të takimit të zhvilluar mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit më 4-5 maj 2017 në Astana, u shpallën 4 zona të deeskalimit, përfshirë qytetin Idlib dhe disa zona të qyteteve fqinje rreth tij në (Latakia, Hama dhe Halep), pjesa veriore e qytetit Homs, Guta Lindore në kryeqytetin Damask dhe rajonet Dera dhe Kunejtra në jug të vendit

Por, forcat e regjimit dhe terroristët me mbështetje iraniane nëpërmjet mbështetjes ajrore të Rusisë duke shkelur armëpushimin, më përjashtim të Idlibit morën nën kontroll zonat tjera të mbetura nga 4 rajonet për të cilët ishte vendosur që të ruhej situata e tyre. Që nga Marrëveshja e Soçit më 17 shtator 2018 e deri më tani në sulmet e ndërmarr në Idlib nga regjimi dhe mbështetësit e tij kanë humbur jetën më shumë se 1.800 civilë. Ndërsa numri i të zhvendosurve në afërsi të kufirit me Turqinë që nga janari 2019 e deri më tani ka arritur në 1 milionë e 767 mijë persona.

Të fundit

Çështja “Epstein”, Melania Trump kërcënon djalin e Biden me padi 1 miliard dollarëshe

Zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump ka paditur Hunter Biden, djalin e ish-presidentit Joe Biden, për 1 miliard...

Sistemi Europian i Klimës: 49 hektarë të djegur në Shqipëri

Shqipëria është përfshirë nga zjarret më shkatërruese në një dekadë.Sipas të dhënave të sistemit europian për zjarret  dhe pyjet rezulton se në vendin tonë...

Braçe apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre, por…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në këto ditë përvëluese gushti, ku...

Miratimi i Akti i Sigurimeve Shoqërore të vitit 1935 dhe ndikimit të tij në SHBA

Sfondi – Depresioni i Madh Në fillim të viteve 1930, Shtetet e Bashkuara po përballeshin me Depresionin e Madh, krizën ekonomike më të rëndë në...

Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë

Me situatën e zjarreve që paraqitet e rëndë në vendin tonë, ku sipas Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje deri më tani për vitin...

Lajme të tjera

Web TV