Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri ka komentuar deklaratat e presidentit Ilir Meta. Gjiknuri tha se kreu i shtetit po sillet si aktor i deklaruar politik, ku sipas tij po përcakton të ardhmen politike në dinamikën e re brenda opozitës.
Duke u ndalur te risitë e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri tha se pret që ajo të futet në binarë dhe shinat e eksperiencës së kaluar.
Si i komenton qëndrimet e fundit të Ilir Metës, i cili duket se ka ndryshuar disa herë qëndrim gjatë legjislacionit te tij?
Gjiknuri: Nuk e di çfarë ka thënë presidenti. Nuk është se pres ndonjë gjë të re. Presidenti si aktor i deklaruar politik si duket po përcakton të ardhmen e tij politike në dinamikën e re që po zhvillohet brenda opozitës.
Në 26 nëntor flitet që do bëhet një takim mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës, cilat janë detajet?
Gjiknuri: Nuk jam përfaqësues i qeverisë shqiptare. Këto janë detaje që duhet ti kërkoni në qeverinë shqiptare. Unë jam drejtues i qarkut dhe përgjigjem për mbarëvajtjen politike në këtë qark.
Komisioni i reformës zgjedhore është drejt fundit. Cilat janë risitë?
Gjiknuri: Komisioni i Reformës Zgjedhore ende nuk ka filluar punë, ne presim që të vijë në binarët dhe në shinat e eksperiencës së kaluar për ngritjen e komisioneve të reformës zgjedhore.