U kap me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit, futet në ‘41 Bis’ dhe Arbër Çekaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 24 orë, 4 të dënuar janë izoluar në regjimin e posaçëm, 41-bis. Pas Aleksandër Llanajt, Fatmir Pjetrit dhe Redjan Rrajës, sot është marrë vendimi edhe për Arbër Çekaj, i dënuar për 613 kg kokainë në magazinat e kompanisë së tij të bananeve ‘Arbri Garden’ në Maminas. Mësohet se të gjitha vendimet janë me kërkesë të SPAK dhe miratim të ministrisë së Drejtësisë.

Ashtu sikurse është bërë me dije edhe më herët, aktualisht në regjimin e posaçëm 41-bis janë Arbjon Aliko, Genci Balla, Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela, Endrit Qyqje dhe katër të dënuarit e rinj Aleksandër Llanaj, Fatmir Pjetri, Redjan Rraja e së fundmi dhe Arbër Çekaj.

Kush është Arbër Çekaj?

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn, pronari i kontejnerit me banane e kapur me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Arben Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 14 vite burg. Çekaj është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 që e kishte fshehur në dyshemenë e konteinerit me banane. Në muajin gusht, ai tentoi së bashku me Fatmir Pjetrin që të arratiseshin nga burgu 313, por kjo tentativë e tij rezultoi e dështuar.

Çfarë është regjimi i posaçëm ’41-bis’?

Ligji për regjimin e posaçëm njohur si “41-bis” i përshtatur nga Italia ka hyrë në fuqi prej Janar 2019 por zbatimi i tij është vonuar për mungesë të SPAK që u ngrit vetëm në dhjetor 2019. Regjimi “41-bis” është qëndrimi prej një periudhë deri në një vit në një dhomë të monitoruar me kamera 24 orë, pa takime pa kontakt me botën jashtë, pa të drejtë të televizorit në dhomë.

Të fundit

Tronditet Italia, babai vret me thikë djalin dhe më pas veten me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, Itali, ku babai ka vrarë fëmijën e tij. Sipas mediave vendase,...

Shpërblimet ndaj punonjësve nuk ndjekin ritmin e pagave, më të ulëta se para pandemisë

Pavarësisht rritjes së nevojave për punonjës dhe staf të kualifikuar, të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se ndërmarrjet shqiptare vijojnë të shpenzojnë shumë...

Euro dhe dollari në rënie, mësoni me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja sot

Sot, më 23 prill 2025, dollari amerikan blihet me 85.5 lekë dhe shitet me 87 lekë. Euro blihet me 98.3 lekë dhe shitet 99 lekë. Franga...

Bullizëm dhe agresivitet, Rama-Berisha përplasen në distancë për epitetet

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për sjellje jonormale dhe jonjerëzore gjatë fushatës elektorale, duke theksuar se fjalët dhe veprimet e tij kanë...

Lajme të tjera

Web TV