Sandër Lleshaj: Sot kemi rend dhe siguri, kemi ulur vrasjet dhe drogën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i thirrur në një interpelancë nga deputetë të opozitës së re, theksoi sot në Kuvend se Shqipëria aktualisht ka rendin dhe sigurinë më të mirë në 10 vitet e fundit.

Sipas Lleshajt, gjendja e rendit dhe sigurisë është “në parametrat më të mirë historikë, duke nisur që nga aksidentet rrugore, trafiqet e drogës, kriminaliteti i rrugës. Mesatarja e vrasjeve e 10 viteve të fundit është 85. Sot jemi me 30 më pak se mesatarja e 10 viteve të fundit.”

“Vendi ka sot rendin më të mirë të sigurisë. Nuk ka një gjendje të rëndë të rendit dhe sigurisë publike. Pse thoni që ka një gjendje të rëndë? Gjendja e sigurisë dhe e rendit është në parametrat më të mirë historikë, duke nisur që nga aksidentet rrugore, trafiqet e drogës, kriminaliteti i rrugës. Mesatarja e vrasjeve e 10 viteve të fundit është 85. Sot jemi me 30 më pak se mesatarja e 10 viteve të fundit. Janë parametrat më të mirë historikë. Nëse doni tregues të tjerë, për përmirësimin e parametrave të sigurisë në vend. Rendi i përmirësuar në Shqipëri nga qytetarët, dhe më pas nga masat e marra nga qeveria, po ashtu edhe nga institucionet ligj-zbatuese si policia e shtetit që mban peshën kryesore në vend”, u shpreh Lleshaj në Kuvend.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV