“Babai im nuk ishte njeri i mirë”/ Rrëfehet Ermal Meta: Kisha një familje të tmerrshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ermal Meta, këngëtari shqiptar që padiskutim ka korrur sukses në Itali së fundmi ka dhënë një intervistë për “Corriere dela Sera”, ku ka folur për këngën e re të lançuar prej tij “Milano non esiste”, por jo vetëm.

I pyetur për një kauzë të mbështetur prej tij që garanton të drejtat e komunitetit LGBTQ, Meta tha se ka ende për të bërë. Sipas tij edhe përse familjet janë tradicionale të drejtat për këtë komunitet duhet të garantohen, teksa ka folur edhe për familjen e tij. Këngëtari shqiptar thotë se familja e tij ishte tradicionale, ndërsa për babain e tij ka rrëfyer se nuk ishte njeri i mirë.

“Ka ende shumë për të bërë për të drejtat civile, disa personazhe kanë thënë shumë budallallëqe, arsyen pse nuk e kam idenë. Familjet mund të jenë ose jo tradicionale. Ajo që nevojitet është dashuria: Unë kisha një familje tradicionale që ishte e tmerrshme. Babai im nuk ishte njeri i mirë, do të kisha preferuar një mijë herë diçka ndryshe. Pra, mendoni për fëmijët e dhunuar ose gratë që vuajnë dhunën”, tha Meta.

Këngëtari shqiptar është ka folur edhe për koncertin e mbajtur në stadiumin e Tiranës.

“Shqipëria ka kaluar një kohë të vështirë. Kur isha i vogël ishte e ndaluar të dëgjoja muzikë të huaj, regjimi kishte frikë nga ajo që vinte nga jashtë, aq sa për të thënë “kazino” thoshim “Amerikë”. Kur mbërritëm në Pulia më kujtohen rrugët e mëdha dhe të drejta, sepse në Shqipëri ishin të gjitha kthesa, për të mos zbarkuar armiqtë”, tha ai.

Të fundit

U sekuestrohen 8 milionë euro pasuri dy personave nga Berati

Prokuroria e Beratit u ka sekuestruar mbi 8 milionë euro pasuri dy personave nga Berati pasi aktualisht janë nën...

Rëndohet gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Anastas Janullatos

Është rënduar më shumë gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Anastas Janullatos. Sipas informacioneve të fundit, që prej orëve të paradites trupi i tij nuk po reagon...

“Mirë se vini në Tiranë”,Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Italisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, të cilit i shprehu gatishmërinë e...

Seria e Samsung Galaxy S25 vendos standardin e ri të telefonit AI

Klientët e One Albania e marrin të parët pajisjen në 7 shkurt Këtë të mërkurë Samsung Electronics ka njoftuar hedhjen në treg të tri pajisjeve...

Lamtumira e Madhe e Britanisë për Sir Winston Churchill

Gjashtëdhjetë vjet më parë vdiq Winston Churchill. Mbretëresha Elizabeth II i dha atij nderin e një funerali shtetëror, ku morën pjesë më shumë se...

Lajme të tjera

Web TV