Super-kompjuteri parashikon pikët, ja kush do e fitojë Premier Ligën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Super-kompjuteri ka parashikuar që skuadra e Liverpoolit e drejtuar nga trajneri gjerman Jurgen Klopp do të grumbullojë plot 112 pikë deri në fitimin e titullit të Premierë Ligës.

Ky sezon mund të konsiderohet si një nga më të mirët e mundshëm në historinë e “Reds”, të cilët kanë humbur vetëm 2 pikë nga 25 ndeshje të zhvilluara deri më tani.

Ekipi i drejtuar nga Klopp ka grumbulluar deri më tani 73 pikë me një diferencë prej 22 pikësh nga vendi i dytë, i cili mbahet nga Manchester City.

Të kuqtë pritet të fitojnë titullin e ligës me një diferencë të konsiderueshme sipas parashikimit të super-kompjuterit.

Super-kompjuteri gjithashtu parashikoi që kampionët aktual, City, do të përfundojnë në vendin e tretë pas Leicester Cityt.

Ndërsa Chelsea do të përfundojë në katër të parët dhe do sigurojë një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Super-kompjuteri beson se Tottenham, Manchester United dhe Arsenali do mbyllin këtë sezon në pozita të ulëta.

Parashikimet e plota të super-kompjuterit për tabelën e Premier Ligës në fund të sezonit:

20.Norwich: 27 pikë

19.Watford: 30 pikë

18.Aston Villa: 31 pikë

17.Bournemouth: 34 pikë

16.West Ham: 37 pikë

15.Southampton: 40 pikë

14.Burnley: 43 pikë

13.Brighton: 44 pikë

12.Newcastle: 45 pikë

11.Crystal Palace: 45 pikë

10.Everton: 48 pikë

9.Arsenali: 48 pikë

8.Manchester United: 55 pikë

7.Tottenham: 56 pikë

6.Wolverhampton: 58 pikë

5.Sheffield United: 61 pikë

4.Chelsea: 69 pikë

3.Man City: 77 pikë

2.Leicester City: 84 pikë

1.Liverpool: 112 pikë/Fjala.al/

Të fundit

Përmbytjet në Texas, shkon në 50 numri i viktimave

Të paktën 50 persona humbën jetën pas përmbytjeve të rënda që goditën shtetin jugor amerikan të Texas, konfirmuan autoritetet,...

Ilir Alimehmeti: Higjiena me ushqimet, çelësi për të shmangur infeksionet gjatë verës

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin Medicus në News24, ka paralajmëruar për rreziqet shëndetësore që sjell sezoni i verës, duke theksuar...

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Italia po përballet prej më shumë se një jave me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar të paktën 18 viktima në...

1939 – Fundi i prezencës ekonomike hebraike në Gjermaninë naziste

Në vitin 1939, pak muaj para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, regjimi nazist në Gjermani mbylli zyrtarisht edhe ndërmarrjet e fundit që ishin...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

DO të vijojë i nxehtit sërish në territorin Shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do të mbizotërojnë në të gjithë...

Lajme të tjera

Web TV