Në kërkim për përdhunimin e nipit 8 vjeç nga Berati, arrestohet në Morinë 45-vjeçari nga Kosova

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është arrestuar sot një shtetas kosovar në pikën kufitare të Morinës,pasi ishte shpallur në kërkim nga policia e Beratit prej rreth 2-javësh për “marrëdhënie seksuale me të mitur”. Shtetasi 45-vjeç B.K, nga Prizreni akuzohet nga nipi i tij 8-vjeç se e ka përdhunuar.

Ka qënë vetë fëmija,që e ka denoncuar në polici dhe raporti i mjekësisë ligjore e ka konfirmuar, thonë burime për Report Tn. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth një muaj më parë në shtëpinë e dajës në Prizren,k u nipi 8-vjeç kishte shkuar disa ditë me nënën për pushime.

Pas arrestimit ai është dërguar në burgun e Beratit, pasi Gjykata e Beratit kishte caktuar për të në mungesë masën e sigurisë “arrest me burg”.Fëmija 8-vjeç jeton në Berat me babanë dhe nënën,që është martuar prej 10-vjetësh në Berat.

Të fundit

Polonia në alarm: Rusia do na sulmojë në vitin 2027

Evropa dhe Polonia duhet të jenë të përgatitura për një konflikt të mundshëm të madh me Rusinë që në...

Pikat ushqimore të Izraelit nuk janë vetëm kurthe vdekjeje, janë alibi për urinë në Gaza

Nga Alex de Waal Kur uria masive kaplon një shoqëri, ndodh diçka e rrallë dhe e tmerrshme. Uria nuk është vetëm një fenomen biologjik, kur...

Situata me zjarret/ Në 24 orë u raportuan 45 vatra zjarri, 21 ende aktive!

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 45 vatra zjarri nga të cilat 21 janë ende aktive, 16 vatra nën monitorim dhe 8 janë...

11 të plagosur në SHBA, një 42-vjeçar i pajisur me thikë godet klientët në supermarket

Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në shtetin e Miçiganit në SHBA. Raportohet se një person goditi me thikë disa njerëz në një supermarket...

“Na ke sjellë një shishe ujë tepër”/ Ish-shefi i qarkullimit të Vlorës dhunon kamerierin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e një hoteli në zonën e Skelës, Vlorë, ku një kamarier është dhunuar brutalisht nga një...

Lajme të tjera

Web TV