Takimi Rama-Kurti / Mediat serbe: Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen”, kështu e nis artikullin media serbe b92.net.

Një shkrim kushtuar takimit të sotëm të mbajtur nga dy qeveritë në qytetin e Elbasanit, ajo e Kosovës dhe Shqipërisë, mediumi serb është ndalur tek deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, të cilët u pyetën nga gazetarët e pranishëm për një bashkim të dy shteteve.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shprehur se beson se Shqipëria do të bashkohet me Kosovën. Rama shtoi se nuk e dinte se kur do të ndodhe kjo”, shkruan media serbe ndërsa ka cituar pjesë nga deklarata e Ramës: “Nëse më pyesni hipotetikisht për një referendum paqësor për bashkimin kombëtar, do të shkelja ligjin për fshehtësinë e votimit – e them hapur do votoja pro. Në rast se pyesni nëse do të ndodhë kjo apo jo, duke provokuar,  unë them do të ndodhë, por se kur  nuk e di. Por do të ndodhë një ditë”.

“Rama theksoi se ata që mund ta interpretojnë deklaratën e tij si “kërkesë” për krijimin e Shqipërisë së Madhe, duke i cilësuar si “fallxhorë” nuk gjykohen”, vijon më tej media serbe.

 

 

Kujtojmë se këtë të premte u mbajt takimi i shtatë mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës ku edhe u nënshkruan 13 marrëveshje ndërqeveritare.

Të fundit

Olsian Çela miraton masat për zgjedhjet e 11 majit, ngrihen seksione të posaçme

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, miratoi sot udhëzimin e përgjithshëm për masat administrative dhe procedurale në periudhën para dhe...

‘O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do’/Rama tallet me Berishën, poston VIDEO me bufin

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me postimet në rrjete sociale për Bufin e Kënetës, me të cilin ironizon Sali Berishën. Kësaj radhe shfaqet një buf...

17-vjetori i pavarësisë së Kosovës/ Zbardhet letra që Rama i dërgoi Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një letër urim nga kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama për 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së...

SpaceX zbarkon për herë të parë raketën jashtë Bahamas

Një tjetër mision për vendosjen e satelitëve të rrjetit Starlink në orbitën e ulët të Tokës u krye sot nga kompania e Elon Musk,...

Foto/ Paris Hilton feston ditëlindjen në avionin privat me fëmijët e saj

Paris Hilton festoi 44 vjetorin e ditëlindjes me avionin e saj privat, së bashku me familjen. “Trashëgimtarja e artë” ka ndarë pamjet nga kjo...

Lajme të tjera

Web TV