Moti i keq shkakton dëme në rrjetin elektrik/ Tirana dhe Lezha zonat më të prekura, lëndohen dy elektricistë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë në 24 orët e fundit ka sjellë dëmtime në në rrjetin elektrik.

OSHEE bën me dije se aktualisht zonat më të prekura nga defektet janë periferia e Tiranës, Lezha dhe Burreli.

Në terren janë angazhuar rreth 1600  punonjës prej mbremjes së djeshme, duke punuar për riparimin e rrjetit elektrik të dëmtuar nga koha e keqe.

Veç dëmeve matariale në zona të ndryshme të vendit, janë lënduar dy punonjës të OSSH Shkodër. Teksa ishin duke punuar, njëri në Tarabosh dhe tjetri në Balldren, kanë pësuar dëmtime në këmbë dhe kokë.

 

 

Për fat të mirë, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga monitorimi i orës 15:30, OSSH thekson se kemi një përmirësim të ndjeshëm përsa i përket riparimit të defekteve në rang vendi, në masën 80%. Aktualisht të gjitha linjat 35kV, rrjeti që furnizon spitalet dhe hidrovoret, etj, jane që të gjithë në gjendje pune.

Të fundit

Kërkoi largimin e gjyqtarit, shtyhet vendimi për ish-kryebashkiakun e Bulqizës

Gjykata e Posaçme e Apelit do të shpallë në 30 maj vendimin per ish kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla. Shkak...

Kumbaro nis inspektimin në jug/ Nuk ka tolerancë kur bëhet fjalë për fytyrën e Shqipërisë

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në vijim të tureve inspektuese në bregdet, u ndal në Sarandë, shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Oltion...

KPA merr vendimin për kreun e KLP, Alfred Balla

Kolegji i Posaçëm i Apelimit kaloi sot në veting në shkallën e dytë kreun e KLP-së Alfred Ballën. Pas shqyrtimit të rastit, KPA vendosi...

A do të ketë reshje shiu?/Surpriza e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe reshje shiu me stuhi lokale pasdite . Era do të fryjë me drejtim jugperendim...

Çmenduria nuk ka fund! Makina iu përmbys në mes të rrugës, të aksidentuarat bëjnë selfie

Po, po saktë e lëxuat. Pesë gra në Meksikë, fill pas akistentit rrugor që bënë, me gjak nëpër fytyrë nxituan të shkrepnin një foto...

Lajme të tjera

Web TV