Lidhje e fshehtë/ Si u asfiksuan nga gazi dy të dashurit dhe dëshmia e fqinjëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasditen e djeshme u gjetën pajetë në Golem një çift, të cilët kishin lidhje të fshehtë. Paraprakisht dyshohet se burri 60 vjeçar dhe gruaja 50 vjeçare kanë vdekur si pasojë e asfiksisë së gazit. Ata janë gjendur brenda apartamentit nga policia pas alarmit nga ana e fëmijëve të tyre, të cilët kishin shkëputur kontaktet që prej së enjtes.

Të enjten ishin larguar nga Tirana për të kaluar kohë së bashku në Golem, por janë gjetur të asfiksuar në banesë. Bëhet fjalë për 60-vjeçarin Mihal Jani dhe 50-vjeçaren Anila Llulla, të cilët këtë të shtunë u gjetën të pajetë në apartamentin e katit të dytë të pallatit në rrugën “Bulevardi i Pishave” në Golem. Paraprakisht dyshohet se çifti është asfiksuar nga gazi në banesë.

Kanë qenë fëmijët e dy viktimave që kanë denoncuar fillimisht humbjen e kontakteve me ta. I shqetësuar për largimin e të ëmës djali i saj kishte denoncuar në polici. Po kështu edhe i biri i 60-vjeçarit pasi nuk merrte përgjigje nga telefoni i atit, kishte shkuar në apartamentin që familja përdorte për pushime në Golem. As aty nuk përgjigjej njeri. Në pamundësi për të bërë diçka ai kërkoi ndihmën e zjarrfikëses e policisë, të cilat kanë hapur derën me forcë duke gjetur brenda të vdekur Janin dhe Llullën.

Dyshohet se ata kanë ndërruar jetë një natë më parë sikurse dëshmojnë edhe fqinjët që kanë ndjerë erën e gazit në pallat. Fëmijët e 60-vjeçarit dhe 50-vjeçares janë marrë në pyetje nga policia. Për momentin vdekja e çiftit konsiderohet aksidentale, por nuk përjashtohen edhe pistat e tjera, pasi lidhja e tyre ka qenë e fshehtë.

Të fundit

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera,...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Lajme të tjera

Web TV