Rama dhe Balluku ‘ngrejnë traun’, hapet për qarkullim rruga e Arbrit (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu siç ishte paralajmëruar, rruga e Arbrit është hapur sot për qarkullimin e automjeteve. Kryeministri Edi Rama zgjodhi një ditë simbolike, siç është festa e çlirimit, për të bërë hapjen zyrtare të këtij aksi mjaft të rëndësishmë kombëtar.

Rama deklaroi se provizorisht kalohet me bajpas në Tunelin e Murrizit, ku për shkak të formacioneve gjeologjike komplekse, puna ka ecur më ngadalë dhe përfundon në pranverë.

“Për shkak të formacioneve gjeologjike komplekse, puna ka ecur më ngadalë dhe përfundon në pranverë, kur rruga do të bëhet për vetëm 47 minuta, nga 1 orë e 20 minuta që bëhet sot ose nga 4 orë që bëhej deri dje”, bën të ditur Rama

Aksi do të monitorohet nga patrulla përgjatë 24 orëve njësoj si rruga e Kombit, ndërsa nuk do mungojë as makina inteligjente për çdo shkelje të qarkullimit rrugor, shpejtësi apo parakalim të gabuar. Rruga Arbrit parashikohet që përfundimisht të mbyllen në pranverë të vitit tjetër dhe është e gjatë 75 km.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se Rruga e Arbrit bëhet e kalueshme për të gjitha mjetet duke nisur nga ora 14:00 e ditës së sotme.

MIE tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve, që të bëjnë kujdes në rrugë, për shkak të kushteve të motit, veçanërisht në zonën e bypass-it të Murrizit.

Një ditë më parë, në 109-vjetorin e Pavarësisë nisi puna edhe për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, që do të jetë edhe më i madhi në vend

Të fundit

Braçe komplimente Arlind Qorit: Bëri fushatë të mirë, të tjerët jo

Erion Braçe komplimentoi sot fushatën e Lëvizjes Bashkë të Alrind Qorit për zgjedhjet e 11 majit. I ftuar në...

Trump mbyll të gjitha zyrat e USAID jashtë SHBA deri më 30 shtator

Administrata Trump ka urdhëruar mbylljen e të gjitha pozicioneve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) jashtë vendit deri më 30 shtator, duke zhvendosur...

Rama: Çlirojmë Tiranën nga zaptimet në lagje

Fitorja e mandatit të katërt i ka dhënë mundësinë kryeministrit Edi Rama që të marrë kohë të mjaftueshme për të reflektuar, si në analizë,...

Shqiptari zbret nga makina dhe dhunon punonjësin e pastrimit! Donte ta parakalonte

Një incident i dhunshëm ka ndodhur në Athinë, ku një punonjës i shërbimeve të pastrimit është sulmuar fizikisht nga tre të rinj. Sipas raportimeve...

Hallet shqiptare dhe të “Ballkan pazarit” nuk janë prioritet i SHBA-ve

Nga Sebi Alla Për të kuptuar rëndësinë e një vendi që vëtëshpallet i rëndësishëm, gati sa të mendojë se “bota rrotullohet” rreth saj, mjafton të...

Lajme të tjera

Web TV