“Topi i Artë”/ Ky ishte futbollisti i vetëm shqiptar mes 30 kandidatëve finalistë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët votojnë për fituesin e “Topit të Artë” çdo vit. Më saktë, presidenti i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë shqiptarë e ka këtë privilegj prej vitesh, Besnik Dizdari. Por, a e dinit se në listën e kandidatëve për këtë çmim prestigjioz, që mbrëmë e fitoi për herë të shtatë në karrierë Lionel Messi, ka qenë edhe një shqiptar… Po, po, kjo është e vërtetë.

Bëhet fjalë për vitin 1987, kur Sokol Kushta, asokohe sulmues i Flamurtarit të famshëm, që ndeshej edhe me Barcelonën dy herë, shënonte super gol në mes të Beogradit kundër Partizanit serb. Në shkrimin e vet, portali i njohur italian, “tuttomercatoweb”, e përfshinte Kushtën te befasitë e listave të kandidatëve për trofeun e shumëlakmuar të “France Football”:

“E kaluara na ka dhuruar surpriza ose befasi të kësaj natyre në listën për “Topin e Artë”. Pa shkuar shumë larg ndër vite, mjafton t’u hedhim një vështrim kandidatëve të 35 viteve të fundit. Aty shohim se ndër 30 të parët është Sokol Kushta, sulmuesi i ndershëm shqiptar, që luante në atdheun e tij me Flamurtarin e Vlorës.

Në të njëjtin edicion (1987) zvicerani Hainc Herman i Nojshatel Ksamaksit merr dy vota, ndërsa greku Savarakos, që me dy gola eliminoi Juventusin në fazën e 1/8-ve në Kupën UEFA, mori gjithashtu një votë. Në limitet e absurdes ishin prezencat në atë listë të Robi Langers, sulmuesit të Luksemburgut, që luante tek Orleans, apo e portierit Teo Slenders, që luante me Aberdinin.

Një tjetër lojtar “pa lidhje” dhe sërish nga Luksemburgu ka qenë në listën e “Topit të Artë”: Gai Hellers. Me gojë hapur të linte edhe kandidimi i Stelios Manolas, një yll i AEK-ut të Athinës në vitin 1991, por asgjë më tepër jashtë kufijve të Greqisë. Lista e kandidatëve “të çuditshëm” për këtë trofe prestigjioz vazhdon me belgun Filip Albert në vitin 1994 dhe me mesfushorin Bent Skamelsrud, asokohe lojtarë të Rozenborgut dhe shtylla të përfaqësueses norvegjeze.

Lexo edhe :  Liverpool luan “tenis” në Londër, Reds shkatërrojnë Tottenhamin me goleadë

Më 2001 na del një emër tjetër, Emanuel Olisadebe, sulmues nigerian i natyralizuar si polak, që arriti të merrte dy vota. Një tjetër lojtar që ka qenë në listë, por që u harrua shumë shpejt, ka qenë Ebe Sand. Papa Douba Diop ka qenë në këtë listë vetëm prej një goli të shënuar në ndeshjen hapëse të Botërorit 2002.

Pas Evropianit që fituan më 2004-ën, grekët arritën të çonin Zagoraqisin deri në vendin e pestë të garës për “Topin e Artë”. Më 2007 u fut në listë iraniani i parë: Jounis Mahmud, protagonist në fitimin e Kupës së Azisë në atë vit. Befason edhe prezenca e portierit meksikan Guliermo Okoa, që luante në Meksiko. Më 2010 ishte për të vënë duart në kokë nga prezenca e Azamoah Gianit, vetëm sepse Gana e tij për pak preku gjysmëfinalet në Botërorin e 2010-ës.

Dikush mund të thotë pse gjithë ky mllef kundër Gianit? Mirëpo, kur mendon se mbeti jashtë listës një si Diego Milito, që atë vit kishte fituar gjithçka dhe për më tepër kishte shënuar edhe dy gola në finalen e Champions-it kundër Bayernit, atëherë nuk ia vlen të pendohesh….”

Të fundit

Berisha flet për mosbindjen civile: Çliruam Tiranën për tre orë

Kryetari i Partisë Demokratike ka falënderuar çdo qytetar për pjesëmarrjen në tubimin e djeshëm dhe ka theksuar se protesta...

Arqipeshkvi Dodaj, urim për Krishtlindjen/ Mesazhi për politikanët dhe qytetarët

Arqipeshkvi Imzot Arjan Dodaj ka bërë urimin e tij publik për të gjithë besimtarët katolikë në vigjilje të Krishtlindjeve. Dodaj apeloi për më shumë dashuri dhe...

‘Notorious‘/ Djali i Gilit zbulon çfarë fshihet pas tatuazhit që ka në sy

Këngëtarja e njohur Gili dhe djali i saj, Redoni, janë bërë pjesë e Big Brother VIP si konkurrentë të vetëm Gjatë një bisede me banorët,...

Deklarata e tij shkaktoi zemërim në Panama, qytetarët djegin postera të Donald Trump

Qytetarët në Panama i vunë flakën posterave të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, për shkak të deklaratës së tij se ai mund të...

Festat e fundvitit/ Policia e Shtetit plan masash! Shtohen forcat e rendit në terren

Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash, për garantimin e rendit në vend gjatë festave të fundvitit, prej mëngjesit të datës 24.12.2024 deri më...

Lajme të tjera

Web TV