Pajisën me identitet të rremë shqiptarin e vrarë në Athinë/ Shkatërrohet në Greqi grupi që ndryshonte identitetin e shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

20 persona janë arrestuar nga policia greke pas një operacioni i cili shkatërroi një grup që ndryshonte identitetin e shqiptarëve me rekorde të rënda kriminale.

Mësohet se 9 oficere policie, 1 zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes, 1 punonjës i gjendjes civile, 1 avokat dhe 8 qytetarë ranë në prangat e policisë.

Gjithashtu nga hetimet e deritanishme në këtë grup kriminal rezultojnë të përfshirë 34 police.

Këta shtetas kanë funksionuar si grup kriminal që prej 26.04.2013 deri në 30.11.2021. Ata pajisnin me dokumente identifikimi dhe patenta shtetas shqiptare që rezultojnë me precedentë të rëndë kriminale.

Më tej theksohet se pas pajisjes me dokumente, ata lehtësonin lëvizjen e këtyre personave drejt shteteve të ndryshme të zonës Schengen, aty edhe ku në disa raste janë arrestuar.

Identiteti qe u jepej klientëve ishte kryesisht ai nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Për çdo dokument identifikimi paguhen 30.000 euro, ndërkohë që policia ka arritur të sekuestrojë gjatë operacionit 600.000 euro.

Vetëm në kasafortën e zyrës së drejtorit të Policisë së Aspropirgos, Jorgo Bello, janë gjetur dhe sekuestruar 320 mijë euro të pa justifikuara. Fitimet e grupit llogariten në 5 mln euro.

Ndërkohë grupi pajisi me identitet të rremë kriminelin nga Delvina, Marius Spiro Dhiamandi, 37-vjec, banues në Athinë, i cili u ekzekutua me armë zjarri në karburantin në pronësi të bashkëshortes së tij në 16 nëntor.

Ai ishte dënuar më parë për një sasi kokaine në shtetit grek, ndërsa ishte akuzuar edhe për një vrasje për të cilën ishte shpallur i pafajshëm.

Hetimet e policisë kane zbuluar se Dhiamandi zotëronte edhe identitetin Stergios Mazmebidis, grek me origjinë nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Të pajisur me identitet fals rezultojnë, edhe një shtetas shqiptar i kërkuar nga Interpol dhe 8 shqiptarë të arrestuar në vendet e BE nga policia europiane.

Lexo edhe :  Trump: Do mbroj ajrin e Ukrainës, Putin është lodhur

8 shqiptaret me identitet fals janë kapur me sasi të madhe lëndësh narkotike.

Të fundit

Profili i një kampioni – Humb jetën gjeniu i sipërmarrjes së lirë dhe risive

Altin Luli, 47 vjeçari që ndërroi jetë pasditen e djeshme në aksidentin e ndodhur në kryqëzimin e Kryebushatit, ishte...

Ku gabuam që të rinjtë nuk duan të bëhen mjekë në Shqipëri?

Kontrata detyruese ndaj mjekëve të rinj, për të punuar deri në 3 vjet pas studimeve në Shqipëri, po kthehet në bumerang për Universitetin e...

Çfarë do të ndodhë me PD-në në shtator?

Shtatori pritet të jetë një muaj kyç për të ardhmen e Partisë Demokratike, ndërsa kriza e gjatë politike dhe organizative vazhdon të rëndojë mbi...

Legjenda e Bayern kritikon trajnerin: Ka frikë të luajë me të rinj

Lothar Matthäus ka kritikuar trajnerin Vincent Kompany dhe sulmuesin Harry Kane pas Superkupës së Gjermanisë. Anglezi u shpreh se Bayern është sot skuadra më e...

Netanyahu akuza kryeministrit australian: Je politikan…

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të martën se homologu i tij australian, Anthony Albanese, e ka “braktisur” komunitetin hebre të Australisë dhe se...

Lajme të tjera

Web TV