Shtohen sanksionet ndaj regjimit të Bjellorusisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët kryesorë perëndimorë, kanë zgjeruar më tej sanksionet e tyre kundër elitës politike dhe ekonomike të Bjellorusisë.

Sanksionet janë kundër sjelljes së supozuar antidemokratike, shkeljet e të drejtave dhe shfrytëzimin e emigrantëve nga regjimi i Alexander Lukashenko.

Bashkimi Evropian ka njoftuar se është miratuar raundi i pestë i sanksioneve të bllokut, që kur tensionet u rritën pas rizgjedhjes së diskutueshme të Lukashenkos në gusht të vitit të kaluar dhe me një krizë që vazhdon për mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme të grumbulluar në kufirin e Bjellorusisë me Poloninë.

Bjellorusia ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve, të cilat protestuan pas zgjedhjeve të gushtit 2020, që zgjatën sundimin 26-vjeçar të Lukashenkës.

Po ashtu është raportuar për tortura dhe keqtrajtime dhe disa njerëz kanë vdekur gjatë këtyre trazirave.

Sanksionet e reja të BE-së synojnë 17 individë dhe 11 subjekte që konsiderohen përgjegjëse për krizën në kufirin ndërmjet BE-së (Polonisë) dhe Bjellorusisë.

Ato pritet të hynë në fuqi pas botimin në Gazetën Zyrtare të BE-së.

Në total, BE deri më tani ka shënjestruar për të sanksionuar 183 individë dhe 26 subjekte bjelloruse.

Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja njoftuan gjithashtu masat e tyre ndëshkuese që synojnë entitetet bjelloruse, duke përfshirë edhe ngrirje të plotë të aseteve.

Në një deklaratë të përbashkët, BE, Britania, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara përmendën “sulmet e vazhdueshme ndaj të drejtave të njeriut dhe liritë themelore në Bjellorusi, shpërfilljen e normave ndërkombëtare dhe aktet e përsëritura të represionit”.

Javën e kaluar, udhëheqësja e opozitës bjelloruse në mërgim Svyatlana Tsikhanouskaya vlerësoi guximin e BE-së për të vendosur sanksionet, por kërkoi “veprime më të ashpra” për të rritur presionin “mbi ndërmarrjet që janë monopolizuar nga Lukashenka dhe familja e tij”.

Lexo edhe :  Bashkimi Europian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

Kriza në kufirin BE-Bjellorusi ka kontribuar gjithashtu në tensionet e BE-së me Rusinë dhe presidentin Vladimir Putin, një aleat i vjetër i Lukashenkës, i cili ka urdhëruar patrulla ajrore mbi kufirin e Bjellorusisë që kur ngërçi u intensifikua.

Lukashenka ka qenë në pushtet në Bjellorusi që prej vitit 1994, por rizgjedhja e tij si president në gushtin e vitit të kaluar nuk është pranuar nga Perëndimi, pasi zgjedhjet janë parë si të manipuluara.

Të fundit

Arbana Osmani drejt rikthimit në ekran, këtë herë në një tjetër televizion

Pas largimit të bujshëm nga Top Channel dhe shkëputjes nga formati që e identifikoi për vite me radhë, Big...

Vota e diasporës/ Emigranti lë shënimin epik: Mungonte fleta e votimit (FOTO)

Një qytetar i përgjegjshëm, ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të faktuar masakrën zgjedhore dhe për t`i treguar KQZ-së dhe të gjithëve se fletët...

“Në kërkim të makinës së ëndrrave”/ Këto janë modelet më të mira për t’i blerë në 2025-ën

Me kaq shumë modele të reja makinash të mbushura me veçori të përmirësuara sigurie dhe teknologji të zgjuar, zbulimi i automjetit më të mirë...

PS ruan mandatin e pestë/ Përfundon numërimi i votave të Diasporës në Berat

Ka përfunduar numërimi i votave të Diasporës për qytetin e Beratit. Nga rezultatet, Partia Socialiste ka konfirmuar mandatin e pestë në këtë qark, ndërkohë Partia...

“Të dorëhiqet Blushi që të hyjë në Kuvend Meta!”/ Presidenti i PL reagon nga qelia

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, hodhi poshtë mundësinë që të marrë mandatin e deputetit përmes largimit të kandidatëve të partisë së tij...

Lajme të tjera

Web TV