Deklarata e fortë e Bamir Topit: Sigla e Partisë Demokratike duhet të arkivohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti i Republikës dhe ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Bamir Topi deklaron se misioni i PD pothuajse ka mbaruar. I ftuar në emisonin “Dekalog” i gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24 Topi deklaroi se sigla e Partisë demokratike duhet të arkivohet. Më poshtë pjesë nga deklarata e fortë e Bamir Topit.

Në PD po ndoidh përplasja më e madhe që nga themelimi i saj. Përse PD arriti në këtë situatë?

Në partitë opozitës e disa vendeve lindore që dolën nga komunizmi cikli atje është mbyllur shumë më shpejt. Sipas meje pas 30 viteve PD nuk jep asnjë lloj shprese pavarësisht se si do jetë rezultati.

Ju jeni duke thënë se Partia Demokratike do pësojë fatin e atyre partive opozitare në Lindje që u shuan?

Aboslutisht po. Pse është herezi ta them? Duhet të vlerësohet historia me të mirat dhe të këqiat. Duhet të arkivohet historia. Duhet të arkivohet sigla e PD. Dhe duhet të punojnë të gjithë për të krijuar mundësinë e rrotacionit në Shqipëri. Nuk flasim fare për qeverinë që në vend të flasin për atë flasim për opozitë. Pra sigla e PD duhet të arkivohet. Siç ka thënë Henri Kissinger për të parë politikën e një vendi nuk duhet të shikohet qeveria, por opozita. Problemi është se opozita në Shqipëri nuk ofron asgjë.

Zoti Topi ju po thoni se PD shuhet?

Mendimi im është që sigla dhe historia e Partisë Demokratike duhet të arkivohet. Të gjitha kapacitetet e mundhme të mos niset të krijojë kauza nga individi por individët duhet të të jenë në funksion të kauzave. Një e djathtë që ka dështuar totalisht në elementë substancialë në programin e vet mjafton tu them çështjen e pronës.

Lexo edhe :  E dashuruar me Vlorën/ Vajza e Donald Trump ‘rikthehet’ në jugun e Shqipërisë

 

 

Të fundit

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

“PS po organizohet për zgjedhje në Tiranë”/ Ja kur dalin emrat e ministrave të rinj

Gazetarja  Fjorela Beleshi ishte e ftuar në  një emision televiziv ku foli në lidhje me vizitat e fundit të kryeministrit Rama në bashkitë e...

Punimet në autostradë/ ARRSH bën gati tenderin për aksin Vorë-Ura e Dajlanit

Autostrada Tiranë – Durrës do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Autoritetit Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin me fond limit 77.1 mln lekë për ndërhyrje emergjence...

Çfarë do të ndodhte nëse dikush sulmon me armë bërthamore SHBA?

Sa do të zgjaste një luftë bërthamore? Vetëm 45 minuta, por do të ishte një apokalips me miliona vdekje Çfarë vjen më poshtë është një...

Lajme të tjera

Web TV